Polici plagoset me kaçavidë, autorët i marrin edhe pistoletën

Dita

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur me kaçavidë mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30. Ngjarja ka ndodhur te parku i vjetër i autobusëve, tek kryqëzimi që lidh rrugën ‘Babë Rexha’ me Kongresin e Lushnjës.

Lajmi konfirmohet për News24 nga banorë të zonës, dëshmitarë në ngjarje, ndërsa policia ende nuk e ka konfirmuar si rast. Efektivi i identifikuar me emrin Alban është plagosur në krahun e majtë, ndërsa banonte pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Mësohet se efektivi ka tentuar të marrë pistoletën që kishte në çantë, por autorët ia kanë marrë duke ia drejtuar atij. Autorët e dyshuar kanë marrë me vete pistoletën e efektivit dhe janë larguar me shpejtësi. Paraprakisht konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Share This Article
4 Comments
  • Bejeni kete veprim ne Sh.B.A, dhe do e shihni qe brenda pak castesh nuk do merrni me fryme! Shqiperi hesapi!

  • Ca thu mo perkthyso……ketu ne ameriqi gjithe policet qe po bejne vrasje jane te gjithe ish vrases…..po ti sic duket je nga keta rrefugjatet e rrinj,dhe nuk po lexon problemet qe po ngrihen per vrasjet e policice

  • Darius, nuk jam refugjat, por e di fort mire se c’te pret ne se vepron si ai shqipoja! Me mire qe nuk e di! Probleme nga ato qe permendni ju, ka vertete, por mos harro, se polici ne perendim, sidomos ne USA, ta tregon menjehere vendin! Ju pershendes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *