Polici gjobit gazetarin Bushati

redaktor

Në këtë foto shihet një polic rrugor pranë librit universitar në hyrje të Bllokut në Tiranë duke gjobitur gazetarin Andi Bushati. Duket se Bushati ka bërë një ndalesë të gabuar pranë një kioske gazetash në një kryqëzim që përkon me një zonë me trafik shumë të rënduar makinash dhe këmbësorësh.

Pasi ka zbritur nga makina, Bushati ka patur një dialog të shkurtër me punonjësin e policisë, më pas është shkëputur dhe është rifutur në makinën e tij për të mos penguar më tej qarkullimin.

Share This Article
11 Comments
  • Shume mire ,pse eshte person publik duhej te ishte me ne rregull .Bravo policia ,keshtu vazhdo.,ligji eshte i njejte per te gjithe.

    • Bushat apo cildo tjetër duhet të jetë i barabrtë ndaj ligjit, ndonëse Bushat ka kaluar jetën në oborrin e bllokut dhe tani të Sali Berishës dhe të Aleksandër Frangaj. Përveçse është vepruar mirë, ju rekumandoj të ruheni nga ai njeri se është irrezikshëm, është dhelpër dinake.

  • Bushati kujton se mos eshte ne emisionin “Zona e Lire” e Canit,jo zoti Bushati mund te jeshe i lire kur respekton e zbaton rregullat e ligjet,gazetari duhet te jete shembull per cdo gje..!!??

  • Isha nje jave ne Shqiperi me makine, pashe nje ndryshim, qe me mbushi me gezim dhe krenari.
    Pashe police te rregullt, pashe police serioze dhe me nje komunikim plot kulture, te gatshem, per te ndihmuar, kur ndihma i kerkohej.
    Pashe se me ne fund, Shqiperia po ndryshon, pashe se Shqiperia po rilind, pashe qeverine, nepermjet qendrimit dinjitoz te policise se shtetit.
    Policia eshte kontakti i pare qe ne shqiptaret qe jetojme jashte Shqiperise marrim dhe kur ky kontakt me perfaqesuesit e shtetit tone, eshte i mbare, atehere une kam vetem nje fjale:
    FALEMINDERIT QEVERI E RILINDJES, PACI KEMBEN E MBARE.

    • Horri! Me behet qejfi kur lexoj shkrime te tilla sepse ne mendje me ka ngelur nje shprehje e vjeter policore e zones Fier-Lushnje-Berat. Polici ne gjobe venie: Si do e leme, pese per Salen apo dy per Lalen?

  • PAS SHTEPISE SE RE PASKA BLERE DHE MAKINE TE RE ?!…T’I GEZOJE !!!…

    Epo policat nuk do te merren ngahera me ‘mua’ , le te merren dhe me Bushatin !

    Shqiptar une, shqiptar ai ; i bukur une, i bukur ai ; gagac une, gagac ai…une profesionist i lire e ai gazetar…Vetem ky dallim i fundit na bene kaq te diferencuar ?! Sa inat ! Per gazetaret ‘racist’ qe e vleresojne me shume se ‘mua’…

    Ja hodhi me duket,sipas fotos,…eshte trembur polici i shkrete se mos e qit ne gazete…

    Vetem ne Shqiperine tone ndodhin keto gjera !!!Dhe pse ?! Sepse opinionberesat i krehein bishtin njeri tjetrit neper ekrane dhe botojne ndonje ‘skup’ ne gazeta per njeri tjetrin qe t’a ndjejne veten se jane gjalle dhe te na mbushin mendjen ‘ja ku jam’…

    • lLigjin nuk e beri as polici e as Bushati, ligjin e beri parlamenti, dhe tani diskutimi eshte fare i thjeshte : une,ti,Bushati,polici, deputeti,kryeministri te zbatojme ligjin, kur te bejme nje ligj tjeter, te lejme kete dhe te zbatojme te riun. Auguri e buon viagio.

  • I lumte dora policit. E pergezoj dhe i them qe siç jane gjobat per duhanin per personat VIP 10-fish, ashtu duhet te jene edhe gjobat per makinat. URIME policit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *