Një efektiv i Policisë së Kosovës ka vrarë vëllanë e tij. Mediat e Kosovës shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gushtericë të Lipjanit këtë mesditë. Pas një sherri, efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar drejt të vëllait duke e lënë të vdekur. Ende nuk dihen emrat e personave të përfshirë në ngjarje apo shkaqet për të cilat ka nisur sherri.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, Flora Ahmeti zëdhënëse e rajonit të Policisë për Prishtinën.
“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete. Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.
a.m/dita