Policisë i është dashur të bëjë një punë të madhe në vend në konfliktet mes njerëzve. Në një deklaratë të dhënë dje për shtyp, nga ana e uniformave blu u deklarua se “vetëm gjatë muajit tetor 2012 u menaxhuan dhe u zgjidhën nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit, 2299 raste konfliktesh të ndodhura për motive të ndryshme. Punonjësit e policisë menaxhuan dhe zgjidhën, gjatë kësaj periudhe, 1592 raste konfliktesh të ndodhura për motive të dobëta dhe 707 raste konfliktesh të ndodhura për motive pronësie”. Sipas kësaj deklarate rezulton se çdo ditë në vend ka pasur të paktën 50 konflikte për motive të dobëta. Nga policia deklarohet se ka pasur një bashkëpunim të veçantë me strukturat e pushtetit vendor, sidomos për konfliktet e pronësisë