Rama: I ati i Tahirit të hetohet si çdo shtetas. Nuk është goditja e parë e shtetit ndaj kësaj familje

editor

Pas njoftimit të marrë për ndalimin nga policia të zotit Bashkim Tahiri, babai i deputetit socialist Saimir Tahiri, me akuzën “kontrabandë ilaçesh”, kryesocialisti Edi Rama nënvizon:

Asnjë shtetas i Republikës së Shqipërisë nuk është mbi ligjin. Zoti Bashkim Tahiri duhet të hetohet deri në fund dhe të gjykohet deri në fund, në mënyrë të drejtë e të pavarur, për akuzën që ka ngritur policia.

Fakti që bëhet fjalë për të atin e deputetit Saimir Tahiri, sigurisht nuk e bën të akuzuarin vetvetiu më të pafajshëm. Por, pa asnjë dyshim i bën akuzuesit vetvetiu më të dyshuar! Sepse dihet botërisht që nuk është goditja e parë e shtetit ndaj familjes së Saimir Tahirit apo ndaj vetë deputetit socialist. I cili është i mirënjohur nga opinioni publik për kurajën dhe këmbënguljen me të cilën ka denoncuar në vijimësi korrupsionin qeveritar, krimin e organizuar, si edhe vetë Kupolën drejtuese të Policisë.

Dihen edhe gjyqet e orkestruara në dëm të Saimir Tahirit për akuzat e tij ndaj fëmijëve të kryeministrit. Prandaj natyrshëm lind edhe dyshimi se ky ndalim i orkestruar mediatikisht, në kohë reale, me një bujë të pazakontë, i babait të një deputeti opozitar, mund të jetë hakmarrja politike  e babait kryeministër.

Por, sidoqoftë, edhe historia ende shumë e freskët e ndalimit po kaq të bujshëm dhe po për hakmarrje politike të kryebashkiakut të Kavajës, tregon se e vërteta nuk vonon shumë të dalë.

Deri sa të dalë e vërteta ne jemi edhe në qëndrime po ata që kërkojmë vazhdimisht me fjalë barazi para ligjit dhe ndëshkim sipas ligjit për të gjithë. Pa dallim. Edhe nëse bëhet fjalë për kolegë ose të afërm të kolegëve tanë nën akuzë. Po njësoj edhe në këtë rast konkret.

Por ciladoqoftë e vërteta që qëndron pas ndalimit nga policia të babait të Saimir Tahirit, kryesocialisti Edi Rama shpreh të gjithë solidaritetin njerëzor, por edhe bindjen e plotë për integritetin moral e politik të deputetit socialist. Saimir Tahiri është njëri prej pjesëtarëve më aktivë të skuadrës sonë kombëtare për një Rilindje Shqiptare dhe kjo ngjarje as nuk e cënon as nuk e kushtëzon konsideratën e lartë për të.

*****

Reagon deputeti Tahiri: Berisha, Noka e Kuliçi nuk ma mbyllin dot gojën

Deputeti socialist, Sajmir Tahiri, deklaroi përpara drejtorisë së Policisë së Tiranës, se ai nuk është lejuar që të takojë babain e tij, të arrestuar me akuzën e kontrabandës së ilaçeve.

Tahiri nuk komentoi çështjen në fjalë, por la të kuptohej se ishte një instrument kundër tij, për t’i mbyllur gojën.

Tahiri tha se Berisha nuk ia mbyll dot gojën.

“Sipas meje, askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin. Inkurajoj cilindo të hetojë cilindo.

Por nuk mund të rri këtu pa e thënë se këta njerëz, Sali Berisha, Flamur Noka, Agron Kuliçi, që nuk kanë hezituar për hir të fëmijëve të Saliut të më gjobisin përmes policisë, po këta njerëz nuk kanë hezituar të vrasin njerëz në bulevard, bënë shumë pak kundra meje. Mund të kishin gjetur ndonjë instrument që të bënin më shumë.

Garantoj në emër të çdo sekonde të jetës sime, kontributit dhe përkushtimit tim, ia garantoj Argitës, Shkëlzenit, Flamurit, Lulzim Bashës, Agron Kuliçit se nuk ma mbyllin gojën me asnjë instrument.

Nuk do rri asnjë sekondë pa drejtuar gishtin ndaj krimeve që kanë bërë. Nuk do rri rehat pa siguruar që të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe ata që kanë bërë krime të dalin para ligjit.

Unë shpresoj që hetimi të bëhet sa më i plotë. Shpresoj që edhe fëmijët e Saliut t’i bëjnë llogaritë mirë, edhe këta që janë në pushtet t’i bëjnë llogaritë mirë, sepse çështja e barazisë para ligjit nuk mbaron me cilindo presioni që bëjnë,” tha Tahiri

 

 

**************

Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka arrestuar tre persona për kontrabandë ilaçesh, mes të cilëve edhe babain e deputetit socialist Saimir Tahiri. Sipas policisë, Bashkim Tahiri, së bashku me dy të arrestuarit e tjerë, Dritan Gjiza dhe Nadire Taga, kanë kontrabuar në mënyrë të paligjshme medikamente mjekësore.

Policia thotë se Tahiri është arrestuar me dy çanta me ilaçe, për të cilat shprehet se janë kontrabandë: “Pas një punë operative hetimore dhe proçeduriale u mundësua dokumentimi ligjor i përfshirjes së shtetasve të sipër cituar për një periudhë 3-mujore hetimi, ku është arritur të sigurohen provat e mjaftueshme për t’u vërtetuar faktin, që shtetasit në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë mundësuar trasportimin e medikamenteve, ku siguroheshin  përmes shtetases me iniciale N.P (vjerra e shtetasit Dritan Gjiza), e cila i siguronte në një mënyrë të jashtëligjshme në  një qëndër shëndetësore në Itali. Pas hetimit, u konkludua se shtetasi, Dritan Gjiza, pasi siguronte transportimit me mjete të ndryshme, përmes Pikës së Kalimit Kufitar Durrës, duke bashkëpunuar edhe me shtetasit e sipër cituar, i tregonin më pas në farmacinë e shtetasit Bashkim Tahiri e ndodhur në afërsi të Q.S.U.T. në Tiranë. Në momentin e arrestimit të 3 – shtetasit u kapën në flagrancë duke shkëmbyer medikamentet me shumën e parave, në afërsi të rrugës “Todi Shkurti” në Tiranë, ku u gjënden dhe u sekuestruan një sasi e konsiderueshme medikamentesh për diagnoza të ndryshme kurimi si : sëmundje kancerogjene, sëmundje nervore etj, ku vlera e tyre arrin në mbi 10 mijë euro. Nga hetimet e kryera u konkludua se shtetasit e lartëpërmendur këtë aktivitetet të kundraligjshëm e kryeninduke bashkëpunuar me njëri tjetrin prej 1 viti, me synim tregëtimin e mallrave kondrabandë për t’ju shmangur detyrimeve doganore e tatimore“, thuhet në deklaratën e policisë.

Share This Article
8 Comments
  • Berisha ka filluar me kohe gjuetine e shtrigave..!? Une nuk e di te verteten,por sic duket eshte kunder Saimirit,eshte politike,por gjema te tjera do te shikojme e degjojme nga Sala.

  • Nje sukses Shum i madh kunder krimit te organizuar,bravo.Dhe tani o turiq ,me falni kriminel,na prisni se do tjua kapim,per koke

  • Mos u merzitni,o njerez,se shpejt del Saimiri ne konference shtypi dhe do te deklaroje se arrestimi i te atit eshte krejteisht politik.Se ia ka bere Saliu me policine e tij te korruptuar etj.etj.etj….

  • ju shkerdhesha partine demokratike tu e sales ti paske qene nji pleh i kalbur ore majmun vuçidoli i ke te numeruara ditet o bajge

  • Kontrabande e madhe me cante dore harron Saali se i biri e ban kongrabanden me autobota e kamiona e anije

  • Sali Palla mbasi ka mbaruar punen me kontrobanden me maune te droges nga fshati i “limdjes” se tij Lazarat , pasi ka bere zap kontrobanden e Kurvave, te armeve, cdoganon vetura por jo kamiona me mallra dhe i kalojne pa i pare anije cisteno me karburant rtj, etj . Ne keto momente me qene se policia dhe shteti jane pa pune , Saliu i ka orientuar te punojne fort dhe pa tolerance me kontrobanden e Cantave te Dores dreiri sa te afrohet data e votimeve, se pastaj nuk do te kene kohe as per buke etj , per te finalizuar vjedhje e rradhes te zgjedhjeve. Rrofte shoku Sali Hunderri qe nuk le gje pa bere ,vetem qe cdo dite ti dale emri. Edhe po nuk e ngacmove ti , ai te ngacmon vete eshte bo si Shabon Qosja .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *