Policia aksion në Vlorë, vë në pranga 19 shoferë

Leda Hysa

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë gjatë javës së kaluar në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve ka proceduar penalisht 58 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, nga këta janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar 19 shtetas, si dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim, janë proceduar në gjendje të lirë 38 shtetas, si dhe janë plotësuar 8 kërkesë padi me qëllim për tu pajisur me Urdhër Mbrojtjeje.

Mësohet se nga ana e Qarkullimit Rrugor janë shtuar kontrollet në kuadër të respektimit të rregullave, orientimin, këshillimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve nën efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit si dhe mos respektimin e normave të lejuara të shpejtësisë, me qëllim rritjen e sigurisë së përdoruesve të rrugës.

Edhe në ditët në vijim do intensifikohet puna me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Po po, shkoni arrestoni 19 qytetare ne Vlore. Ne jug festohet festa zyrtare e Greqise per clirimim e Vorio Epirit shteti i turret qytetareve te thjeshte
    Plera te ndyra. Ramuti do plumbin, po Vlorz e ka shpirtin te Lungomarja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *