Numri i madh i krimeve ditët e fundit ka detyruar policinë e Tiranës të marrë një sërë masash. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja Alma Katragjini tha se policia ka nisur sot një aksion që ka për qëllim parandalimin e krimit.
“Strukturat e policisë kanë kryer operacion gjithëpërfshirës mbi kontrollin e territorit për parandalimin e krimeve kundër pronës së qytetarëve, vjedhjeve me dhunë e ngjarjeve të tjera”, tha ajo. Sipas saj, gjatë 24 orëve të fundit është bërë i mundur ndalimi i 187 automjeteve për mangësi në dokumentacion, janë sekuestruar 10 armë zjarri dhe 10 armë të ftohta në pronësi të disa shtetasve, si dhe janë kapur 4 shtetas me doza kanabisi në afërsi të shkollave. Policia bën të ditur se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.