Policia alarmohet për bombë në Tiranë, rezulton fals

Dita

Një telefonatë alarmoi policinë e Tiranës mbrëmjen e së mërkurës.

Një person i tha sallës operative se kishte parë një pako të dyshimtë poshtë një makine në zonën e Komunës së Parisit.

Një numër i madh forcash policore shkoi në vendin e ngjarjes, por me gjithë kontrollet e kryera nuk u gjet asgjë.

Pas komunikimit me numrin e telefonit që bëri denoncimin ai rezultonte i fikur.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *