Policia arrestoi 19-vjeçarin Mario Deda, banues në lagjen “Tre Heronj Shkodër”, të cilit i sekuestruan një pistoletë me dy karikatorë me 13 fishekë, si dhe dy armë gjahu me 35 fishekë pa leje.
Në lagjen Partizani në rrugën “Reshit Rusi”, Shkodër, gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë shtetasit Mario Deda, i cili po udhëtonte me motor tip Honda me targe AF 224, iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë TT me dy krehra me 13 fishekë.
Materialet Prokurorisë së Rrethit Shkodër, neni 278/5 i K.P.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë edhe 22-vjeçari Paskualin Preka, banues në fshatin Pulaj, njësia administrative Velipojë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë, në banesën e tij janë gjetur dy armë gjahu çifte pa leje. Njëra çifte teke e tipit Beret dhe tjetra tip CHOKE 181, si dhe 35 fishekë. Materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, neni 280 i K.P.

ky eshte me i forti i shkodres re cfar shteti jeni kur keni frig nje shtetas 19-vjecar dhe e lironi brenda 2 ditesh turp te kini dhe hallall cunit ne fjal eshte i papare skeni cfar ti beni
Respekte maksimale per ket e ka perdhunuar shtetin fare ahhaah
hahahhaha flm alda kiri @ elsi