Regjistroi bisedën me të atin, arrestohet 37-vjeçari pasi ngacmoi seksualisht vajzën e tij

J L

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës.

Babai, 37 vjeç mësohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij, 18 vjeçe.

37-vjeçari me inicialet R. M., është vënë në pranga nga Policia.

Sipas “BalkanWeb”,  vajza jetonte me të ëmën te gjyshja në Korçë, pasi prindërit e saj ishin në prag divorci.

18-vjeçarja e ka regjistruar të gjithë bisedën me të atin, i cili i kërkonte të kryenin marrëdhënie seksuale.

Ndërkohë, një ditë më parë ajo i është drejtuar policisë, duke denoncuar babanë e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Maliq

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij 18-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *