Policia arreston 5 persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale, zbardhen detajet

time

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M.P., 36 vjeç, pasi në rrugën e “Kastriotëve”, nga kontrolli fizik i ushtruar u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e dyshuar kokainë si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve P.Gj., 50 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Po ashtu u arrestua edhe shtetasi E.M., 39 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka caktuar masën e sigurimit personal ‘’Arrest me burg në mungese’’, për veprën penale ‘’Plagosja e rëndë me dashje”.

Ndërsa dy persona të tjerë u arrestuan për drejtim të mjetit pa patentë dhe në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *