Policia arreston dhunuesin e Nuri Medës, ka precedent penal

redaktor

Shërbimet  e Policisë Dibër, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim policor Dritan Selishta, kanë organizuar  menjëherë punën për kapjen e tij.

Rreth orës 13:00, të ditës së sotme, në fshatin Brezhdan, njësia Administrative Tomin, në afërsi të banesës së tij, shërbimet e policisë kanë bërë kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim policor :

•             Dritan Selishta  34 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, Dibër, person me preçedent të mëparshëm kriminal.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim policor si autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 08.09.2016, në fshatin Pilaf, njësia Administrative Tomin.

Ky shtetas dyshohet se ka goditur me grushte dhe sende të forta Administratorin e njësisë Administrative Tomin, shtetasin  Nuri Meda, 58 vjeç.

Shërbimet e policisë kanë bërë shoqërimin në ambientet  e policisë Dibër të shtetasit Dritan Selishta, ku në bashkëpunim me Prokurorinë do të kryejn veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.

Në përfundim të veprimeve proceduriale që do të kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë do tju nisim informacion përfundimtar.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *