Policia arreston hajdutët e bagëtive në Kamëz

Leda Hysa

Tre persona u arrestuan nga Policia e Tiranës dhe një tjetër u shpall në kërkim për vjedhje në bashkëpunim të bagëtive të trasha në Kamëz. Ndërkohë nga hetimet e kryera rezultoi nga janari 2018 deri në mars 2019, kanë kryer një vjedhjen e 18 bagëtive. Në momentin e arrestimit ku gjetën dy bagëti të trasha të cilat i kishin vjedhur.

Të arrestuarit

– A. M., 25 vjeç, banues në Kamëz

– B. Z., 33 vjeç, banues në Velipojë

– G. D., 27 vjeç, banues në Mamurras

U shpall në kërkim:

– R. M., 30 vjeç, banues në Kamëz

Policia sqaron se:

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin më 13 mars 2019, në Zall-Herr i kanë vjedhur dy bagëti të trasha shtetasit A. N.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas në harkun kohor janar 2018-mars 2019 kanë kryer një sërë vjedhjesh ku kanë vjedhur 18 bagëti të trasha.

Në momentin e arrestimit Policia iu ka gjetur dy bagëti të trasha të cilat këta shtetas i kishin vjedhur.

Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre automjete.

Vijon puna në bashkëpunim me Policitë e qarqeve të tjera për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *