ARRESTOHEN DEPUTETËT TOM DOSHI DHE MARK FRROKU

redaktor

Pak më shumë se 3 orë pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për lejimin e arrestimit të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit janë vënë në lëvizje për ekzekutimin e urdhër-ndalimeve për dy deputetët. 

Urdhëri është lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme pak pas orës 15:00 dhe një korrier ka lënë ambientet e Prokurorisë së bashku me urdhër-ndalimin në orën 15:25, për të mbërritur 10 minuta më pas, në 15:35  në zyrat e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Policisë së Tiranës i janë dashur vetëm pak minuta për të organizuar planin e ndalimit dhe zbatimin e dy urdhër-ndalimeve thuajse në të njëjtin interval kohor. Dy grupe të forcave “Shqiponja” të shoqëruar nga oficerët e Policisë Gjyqësore dhe prokurorët janë drejtuar, njëra për në biznesin e deputetit Mark Frroku dhe tjetra për në banesën e deputetit Tom Doshi.

Rreth orës 16:30 të dy grupet e efektivëve të policisë kanë qenë në të njëjtën kohë në të dy objektet për të ekzektuar urdhër-ndalimet. Më i lehtë ka qenë ekzekutimi i urdhërit të ndalimit për deputetin Mark Frroku, i cili ka qenë në ambientet e biznesit të tij në zonën e Kombinatit në prani të avokatëve Saimir Visha dhe Genc Gjokutaj.

Janë dashur vetëm pak minuta që prokurorët dhe efektivët e policisë t’i komunikojnë Frrokut akuzën e ngritur ndaj tij dhe më pas të prangosur e kanë shoqëruar për në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, rreth 30 minuta më vonë, ndërkohë që avokatët kanë qëndruar me oficerët e policisë për të zbatuar urdhërin e kontrollit të banesës.

Nuk ka qenë kaq e thjeshtë në banesën e deputetit Tom Doshi, pasi ky i fundit nuk ka pranuar të shoqërohet dhe as të kryhet kontrolli i banesës së tij pa ardhur më parë avokati i tij mbrojtës. Në orën që patrullat e policisë ndodheshin në banesën e Tom Doshit, avokati i tij Vladimir Meçi sapo kishte dalë nga zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme, ku nuk kishte mundur të takonte asnjë nga prokurorët.

Gjatë kësaj kohe, deri kur mbërriti avokati, deputeti Tom Doshi ka gjetur kohën për të postuar dhe një status në rrjetin e tij social Facebook, duke deklaruar se “gjendet në banesën e tij në pritje të përballjes me Prokurorinë në gjykatë.”

Pas më shumë se 50 minuta dhe pas mbërritjes në banesën e Doshit të avokatit të tij mbrojtës, rreth orës 17:25 minuta, efektivët e policisë kanë shoqëruar deputetin Tom Doshi dhe me një prej automjeteve të tyre, janë nisur në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.

Vetëm pak minuta pas mbërritjes së deputetit Doshi në polici është shfaqur dhe avokati i tij mbrojtës, Vladimir Meçi, i cili është shprehur se do kërkohet lirimi i menjëhershëm në Gjykatën e Lartë, pasi është shkelur Kushtetuta dhe vetë vendimi i Parlamentit.

Share This Article
40 Comments
    • Ne burg duhet te shkoje gjithe LSIJA per krimet e panumerta qe ka bere. Edhe Edi Rama per fshehje te krimeve te Ilir Metes. Rama po e spastron partine socialiste qe tja leje gati Ilir Metes prandaj e arrestoi edhe Doshin.
      Kur u arrestua Fullani, Edi Rama doli kundra publikisht bashke me Meten. Kurse tani turren si kriminele ne krye te shtetit. Une jam me aleancen e 21 janarit, jo me aleancen e felliqur te Lalzit. Votat e 23 qershorit Rama ti harroje. Rama duhet te shkoje ne burg me gjithe Meten.

  • Një Tomë (Mark,Gjon,…) duhet të arrestohet kur njofton se po e vrasin…
    Një Mahmut Medi nuk duhet të arrestohet as kur vret ndoca 26 vetë në një sipërmarrje korrupsioni në Gërdec;
    as një Xhelal Bashë nuk duhet të arrestohet kur vret 4 vetë të pafajshëm në mes të bulevardit;
    as një Sali nuk duhet të arrestohet për qindra viktima të vrara më 1997.
    Sepse-ç’kuptim ka?-jemi apo nuk jemi në Arnautistan;
    ” T’i zhdukim katolikët hundëpërpjetë! Ata janë pasqyra,ku ne shohim veten të dobët e të nënshtruar ndaj armikut të dashur turk”

    • Ca thua more injorant mali. Po te duket tom doshi njeri i mire. po ju mire e keni cdo te zeze ne bote per fjalet qe the. Shko gjej naj dhi heq stresin.

      • Mahmut (jo alban, se s’ke të bësh me këtë racë), a u pe në pasqyrë? Nuk ka rëndësi ç’më thua mua; rëndësi ka ç’i thua vetes pas komentit tim.
        Fundja, nuk të kam borxh; atë kërkojua të parëve të tu oportunistë e me karakter të dobët (ose pa të fare!).
        Plas tani, ose shko e u dhjej në varr!
        Poor you!!!

    • Can katoliku the ti o njeri??? Kriminel e hajdut POOOOOO. Print se Tani e ka radhen Sal Kryekrimineli me Lulezime lesbiken, te dy VASES she hajdute me damke, ANTISHWIPTARET QE SHITEN DETIN VEC PER KARRIGE. Shpejt Kryeprokuror, Tani qe filloi MOS U NDAL ME.

    • Mark uku, te çaft ujku. Thuhet e shkruhet BURG.
      Rrumpalla e ka rradhen tashti, “s’keni pa asgje akoma”

  • Trilluesi tom doshi, mbolli ere dhe me ne fund korri fortunalin qe nuk priste.
    Tani do dalin ne drite urdheruesit e atentatit ndaj Tonit te kombinatit, kush dhe si ja vendosen eksplozivin Bamit, kush ka rrembyer deshmitarin e vellait te frrokut e plot e plot intriga dhe krime te tjera…
    Prokuroria e krimeve te renda do marri pergezime dhe bekime nga mbare populli i shume vuajtur nga klikat e mafies vetem atehere kur te hetoje seriozisht te gjitha krimet e 25 viteve te rrenimit te Shqiperise, kur ate qe ben sot me tom ordinerin, duhet ta dergojne deri ne fund me te gjithe kriminelet e veshur me pushtet.
    Nese bejne kete, atehere do themi te gjithe se kemi shpetuar nga kthetrat e marrjes peng te nje populli te tere, kemi shpetuar nga komunisti i fundit qe eshte sali berisha dhe do themi me ne fund se kemi marre pavarsine e vertete nga influenca shoviniste serbo-greke!
    Pune te mbare te nderuar Prokuror!

      • te dy ju trapat ketu ,nga ata te rilindurit jeni ???
        hyte andej nga dolet prandaj rilindet …keshtu ju thane mamate ?
        po tani u kujtuat qe Doshi eshte per ne burg ??
        tani qe ju preku nderin e Ilir Metes ?

        Diamond ,kur flisni dhe ju per turp ,mos ngelte me lavire e pander !

  • SUKSESE VAZHDONI ARRESTIMET. RADHEN E KAN SALI RAM BERISHA DHE ILIR META. PUNE TE MBARE. DY TE KRISHTERE DHE DY MUSLIMAN. JOSEFINA DO JETE E KENAQUR

  • Paci kemben e mbare,

    prapa nuk ju vjen historia. Ai qe duhet tu vije pas, eshte ai Kryekrimineli, me te cilin bete planet per “gjurulldine e madhe”, por qe nuk ju doli ashtu sic e menduat. Keshtu e kane keto pune, more “te fortet e kuvendit”. Persa kohe, shthurja e shtetit iu hap dere e dritare ordinereve, per tu pasuruar brenda muajsh me menyra ilegale kriminale, persa kohe me ato mjete financiare mund te korruptohet cdokush ne vendimmarrjen e partive politike dhe keta elemente fitojne statusin e deputetit me imunitet, per aq kohe fshataret e veshur me veshje firmato, do te mendojne se bota eshte e tyre.
    Uria vjen duke ngrene. Keshtu mendoi edhe Tom Doshi dhe per nje moment u hodh ne aksione te “mireplanifikuara”, per nje te ardhme sipas gustos se Zoterise. Per kete, ishte i gatshem te flinte edhe me qen. Nga ai “gjum me qener” u zgjua me pleshta. Eshte pjese e lojes e gjitha kjo.
    Ate dite, qe politikanet e ketij vendi do te vendosin vertete te bejne shtet,,,,,ate dite do humbitet edhe iluzioni i fundit i cdo krimineli ordiner, do humbe per gjithmone endrra per te qene “i forte” apo mbi shtetin. Nuk ka trima qe hapin prapanicat, me forcen e tij.
    Rruga e mbare Tome,,,Saliu te ardhte mbrapa.

  • Qofte nje nisje e mbare dhe per Sali Berishen, Lulzim Bashen, Fatmir Mediun, Ilir Meten, Anastas Angjelin e plot te tjere! Shpresoj qe te mos ngelim te zhgenjyer si deri tani!

  • Heqshin kemben zvare!Kete rruge paste kushdo,i cili ka vjedhur,punuar dhe kryer krime kunder ketij Populli dhe ketij Vendi.Nuk ka rendesi krahu politik,i majte apo i djathte.
    Te gjithe keta te tillet,vendin e kane vetem ne burg.Vetem keshtu,do shpetoje Shqiperia dhe do te ece perpara….

    • Kjo gje u be me urdher nga lart,si dikur.Mendo veten tende dhe te tjeret e thjeshte se cmund ti beje ajo prokurori.Mendohe me gjere dhe jo me tifozllik.Sa pare kane bere prokuroret dhe gjykatesit me njerezit e thjeshte?A thua jane te ndershem????????

  • bo cfare budallenjsh jemi ne shqiptaret, jemi mesuar me diktatur. Toshi eshte i fajshem apo jo kete nuk e dim asnje nga ne ketu. Proceduren per te ndaluar apo arrestuar Tom Doshin dhe Marrk Frrokun e ka shprehur kushtetuta, vendos Gjykata e Larta, keta te fundit vendosin duhet arrestuar apo ndaluar. Prandaj meditoni o njerez, kur i ndodh deputeteve mendo njerzeve te thjesht si ndiqet procedura nga organi akuzes. Kemi shtete diktatorial, ta gezoni se e keni qef mesa shoh.

  • Injoranca dhe serviliteti nuk kane brire.
    Nese nje gje e tille me urdher behet nga me te fuqishmit ne pushtet per nje akuze te pambeshtetur,mendoni se si mund te masakrohet nje njeri I thjeshte.
    Beni tifozllekun,por harroni se keto jane elemente te nje diktature.

    • Turmat nuk mendojne. Turmat nuk llogjikojne. Vetem bertasin nga ana e tyre e barrikades “Vdiq mbreti, Rrofte mbreti”. Kujt i behet vone se shkelen ligje per te arrestuar “kundershtare” politike. Ato jane kthyer ne armiq qe ne momentin qe dolen kunder. Dhe me keto “Je suis Tom Doshi” kujdes se nuk eshte engjell as ai. Problemi eshte gjithmone selektiviteti. Ca te nenes e ca te njerkes. Ke te drejte per elementet e diktatures por per njerez qe kane jetuar pjesen me te madhe ne diktature mendon se e dine dallimin midis shtetit ligjor dhe diktatures? Jo, per to ajo qe thote shefi eshte ligj dhe jo kushtetuta.

  • ‘… Neper halle, shyqyr Zotit
    Na mban gjall’ vetem humori
    Shih,me mencurin e Kombit
    Tallka bythen Dasho horri…

    Nje nat’ mu ne prag te deres
    U vra deputeti Xhindi…
    Qeverria e sketerres
    Ngriti supet dhe na bindi (!)

    Qe s’do e zbulonte kurre.
    Shkuan aq e kaq vite…
    Se ku humbi ai burre?!
    Vetem plaku lig e dinte.

    Llafet u torren ca dite
    Brenda javes u harrua!
    Sikur,s’paskej qenur hic
    sa hap e mbyll syt’ u shua!…

    Ndersa ceshtja, Tom Doshi
    Nisi dhe nuk ka te sosur!
    Jo qe nuk u vra kodoshi,
    Por,ky s’esht’ as i plagosur!

    Sulmohet me bresheri
    Dhe nje predh ‘s’e ze ket’ horr!
    Ndaj me vehte bej cudi
    Qysh se zu, as plumbi qorr?!

    Tom Docet,Kac Islamet..
    O xha sal,meri per fare…
    Te duhen,te shtoc radhet…
    Mbushe PD -ne. me fakale.

    Ulerini sa te doni…
    Ju, bashk me hajduterine..
    Burgut nuk do t’i shpetoni
    Dreqi vet, s’u vjen ne ndihme.

    Se pas Sales kurrsesi
    Hap nuk beri ndershmeria!
    Pas i shkoni lukuni…
    Ju, te dalet nga cmendia

    Te gjithe ju,o nepes derra
    (Ushqyer nga Sala, ne lem…)
    Tashme s’dilni dot nga dera
    Dera koken u’a ka zene…

    Salihist! U polli mushka!
    Sa patet baban e saj…
    Tani u ka mbet Lulushka,
    Ate kini,laj e thaj…

  • @Gani!Nuk kam pune me prokurori e gjykate.Jam njeri i rregullt dhe zbatues rigoroz i ligjit,me pelqen ose jo ligji.Nuk kam vjedhur,nuk kam bere krime,nuk jam mik eshok me te inkriminuar,nuk ha e pi me ta,nuk bej militantin e asnje partie.PRANDAJ THEM HESHIN KEMBEN ZVARRE.Me kete qe them del e qarte,po te lexosh ato tre rrjeshta e gjysem qe kam shkruar,se nuk mbroj as te majte e as te djathte.Une si njeri qe lexoj dhe gjykoj,nuk bindem per ate qe thoni ju:urdher” nga lart.Pse?Sepse ajo qe ju thoni nuk vertetohet nga faktet.Maxhoranca,qe ju nenkuptoni me fjalen “ng lart”,ka bere shume akuza,ka depozituar shume dosje ne prokurori,per ministra te PD-se dhe te gjithe keto dosje,”flene” ne sirtaret e Llalles.

  • Tom Doshi hero si Prek Cali ju miki kucka e diamont kopili i enfferrit do ju vine dita shpet te psjurreni si Taku rilindas e ripa jeni. Klusha komunist si ato mbas mullarit mami ju ka bere pemari

    • Qifsh veten ti me gjithe heronjte e tu. Nuk u bote njehere njerez mor kafshe pylli. Sa per mamane paska bo kercu e jo femije ajo e jotja…nona nuk luhet mor shkerdhate sumeshpuar se eshte qenia me fisnike qe ka bere Zoti. Po te duash heroine ne jete ,ajo e meriton te jete, jo politikanet(biznesmene)te atij parlamenti legen mor karuc..
      Per heroin tuaj nuk ka pse leh si qen lart e poshte; te sqarohet ne gjykate dhe nuk ka nevoje te beje te persekutuarin sikur e denuan vertete…

  • KESAJ HERE AGJENTAT E UDB-SE NUK JA DOLEN TE DESTABILIZOJNE SHQIPETARET.

    SKENARI QE U MBYLL ME BYRZYLYKET E KETYRE TE DYVE ESHTE ME URDHER DIREKT TE

    NIKOLICIT.

    • Ate qe tha dhe Rama,i riu I LSI,dje tek Opinion,qe edhe nje gomar nuk I ha,por ti ke detyren ta perhapesh per te fshehur Ilir floririn,nje nga njerezit me te pasur te Shqiperise dhe kryehajdut me cizme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *