Policia e Kuçovës ka vënë nën pranga Mikel Pepën, të akuzuar për shfrytrëzim prostitucioni dhe krijim të organizatave kriminale.
Burime nga Drejtoria e qarkut të Beratit, bëjnë të ditur se 39-vjeçari i shumëkërkuar nga Interpoli, është arrestuar në Kuçovë.
Sapo kishte marrë vesh nga burimet operative vendodhjen e të dyshuarit, policia ka hartuar operacionin e koduar “I harruari”.
Mikel Papa pritet që të ekstradohet për në Itali për të vuajtur dënimin prej 8.7 vite burg të dhënë nga gjykata italiane./ E.K
