Policia arreston tjetër pedofil në Tiranë

redaktor

Policia e Tiranës zbuloi mbrëmjen e sotme një tjetër rast pedofilie në kryeqytet. Forcat e komisariatit numër 3 kapën në flagrancë një 67-vjeçar, i cili po tentonte të kryente marrëdhënie seksuale me një të mitur, në zonën e Zogut të Zi.

Burime për “News24” bëjnë të ditur se 67-vjeçari Pjetër Ndoi u kap nga policia i fshehur pas një kazani mbeturinash, në përpjekje për të bindur një 15-vjeçar të komunitetit rom, për të kryer marrëdhënie me të në këmbim të një shume të hollash.

Policia arriti të prangoste 67-vjeçarin, i cili do të dalë të premten përpara gjykatës ku do t’i komunikohet edhe masa e sigurisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *