Policia asgjëson 18 mijë rrënjë bimë kanabis

Elton Tafaruci

Në vijim të operacioneve anti-Cannabis, efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, gjatë kontrollit të ushtruar në disa zona, konkretisht në vendet  e quajtura ”Javorr i Degës “, “Stani i Malotës”, “Stani i Poshtër”, “Pribunjë”, konstatuan dhe asgjësuan 2.440 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Bimët u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e  provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i K.Penal.

Vlorë

Policia e Vlorës ka asgjësuar 16 000 bimë kanabis sativa dhe ka arrestuar një nga autorët e kultivimit të këtyre bimëve, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.

Bimët narkotike janë gjetur të kultivuara në fshatrat Trevllazër, Llakatund, Tërbaç, Armen dhe Karroq, të mbjella në zona të vështira, kryesisht në mesin e pyjeve të dendura, përgjatë luginave.

Dy prej këtyre parcelave, me rreth 6 000 bimë narkotike, janë gjetur të mbjella pranë fshatit Karroq të Sarandës. Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve narkotike, shtetasin Gëzim Shena, 28 vjeç, banues në Gjirokastër.

Është shpallur në kërkim shtetasi R.K., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *