Policia e Tiranës vuri sot në pranga dy personave me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Burime nga Policia e Tiranës, bëjnë të ditur se oficerët e Komisariatit numër 4 në kryeqytet, kanë asgjesuar 5 parcela ku janë mbjellë 1500 rrënjë kanabis.
Personat e dyshuar për kultivim janë arrestuar në Komunën Shëngjergj, në kuadër të aksionit të emërtuar “Koordinata”. Aksioni është zhvilluar në fshatrat Parpunj dhe Fag./ E.K
