Policia: Asnjë incident i rëndë gjatë natës së ndërrimit të viteve

anazapta

Asnjë incident nuk është shënuar gjatë natës së ndërrimit të viteve. Policia e Shtetit bën të ditur se vijon të jetë në shërbim të qytetarëve, duke u garantuar atyre rendin dhe sigurinë.

“Policia e Shtetit, vijon të jetë në shërbim të përforcuar, me synim garantimin e parametrave optimalë të sigurisë në të gjithë territorin e vendit në kuadër të festave të fundvitit”, thotë policia.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se gjatë gjithë natës së ndërrimit të viteve, “shërbimet e Policisë së Shtetit u angazhuan maksimalisht për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në kuadër të masave të posaçme të planifikuara për festat e fundvitit, për të garantuar rend e siguri maksimale për qytetarët në të gjithë territorin e vendit, si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve festive, në Tiranë dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë”.

“Edhe gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë me zbatimin e masave të posaçme me shërbim të përforcuar, me synim garantimin e rendit publik, sigurisë rrugore si dhe menaxhim profesional e të shpejtë të fluksit të lëvizjes në të gjithë pikat e kalimit kufitar, duke ofruar një shërbim policor me standarde të larta”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Share This Article
1 Comment
  • Do të ishte mirë që ky lajm ta kishte titullin” incident i rëndë nje natë pas nderrimit të viteve”. Sapo thatë “asnje incident i rënde…” zëmëruat salinë dhe ja ku e filloi me “të rëndat”? Tani prisni derdëllitjet e tij per policim pa standarte?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *