Policia Bashkiake largon tregtarët e biçikletave

anazapta

Policia Bashkiake ka zhvilluar një tjetër aksion për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Këtë radhë policët bashkiake jane rikthyer në rrugën ‘Qemal Stafa’, prane Pazarit të Ri, ku kanë larguar të gjithë biçikletat apo sendet e vjetra që shiteshin në një treg të improvizuar duke zënë trotuaret në të dy anët rrugës.
Tregtaret ishin njoftuar me pare ndaj disa prej tyre, te cilet nuk i kishin hequr objektet jane gjobitur dhe u eshte  sekuestruar malli. Sipas kreut te Policise Bashkiake zotit Vullnet Topalli asnje tregtar nuk do te rikthehet  serish ne rruget ku tashme jane liruar hapesirat publike.

Hapesirat publike jane ne monitorim te vazhdueshem nga Policia Bashkiake. / Top Channel

 

Share This Article
4 Comments
  • Policia bashkiake te cliroje rruget (parkingjet e rruges) nga makinat ne shitje, me shumice ne Rr. Hoxha Tahsin

  • gllaberimi i hapesirave publike eshte bere kundo nje fenomen mjafte shqetesues,jo vetem ne rruget kryesore por edhe neper lagje epallate ,,.Pronaret ,, e bareve nuk kane lene hyrje te pallateve pa e kthyer ne kafene aqe sa nuk ke mundesi per te kaluar e jo me per te gjetur nje vend per te pushuar apo per te lozur femijet.Mbeshtesim nismen e bashkise se tiranes por kjo duhet te shtrihet ne te gjitha qytetet

  • me ne fund nje lajm i mire. Te shpresojme qe nuk do na kthehen se tani qe fillon shkolla ne e dime c’heqim per te cuar e marre femijet.

  • c do gje fallco pas 2 ditesh i ke prap te gjith si ishin behet thjesht per show publik te tregohet qe bashkia punon se merrr rrogen kot i heqin karriket tavolinat buz rruges pas 3 ditesh i gjen si ishin c tregon kjo ka nje komentuys te me thote ketu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *