SMS në DITA
në 0689073730
Përshëndetje, Dita! Jam një ish-mësues historie në pension nga Kavaja. Ka disa muaj që bashkia nuk po punon me ato ritmet e fillimit. Trotuaret e bulevardit nr. 2 janë totalisht të zaptuara nga shitësit e frutave, të peshkut e mishit. Një tregtar nga Tirana ka hapur një minimarket 10 metra sipër trotuarit ngjitur me tregun e ri. Më tutje një tjetër minimarket sipër trotuarit te ish-spitali ngjitur me një supermarket me licencë. Po policia bashkiake me çfarë pune merret gjatë ditës, apo vetëm të shëtisë me makinat e bukura e të ulen nëpër baret e qytetit? Respekte dhe faleminderit për hapësirën që na jepni në faqen e gazetës tuaj të nderuar!
