Policia bastis një banesë në Mirditë, gjen 17 kg drogë

Saimir Lleshi

Policia e Lezhës ndërmori një operacion mëngjesin e sotëm, ku ka bastisur një banesë në fshatin Lufaj të Mirditës.

Pas aksionit, janë gjetur 17 kg drogë e llojit kanabis si dhe një armë automatike tip kallashnikov.

Forcat e rendit kanë arrestuar poseduesit e lëndës narkotike dhe armës, shtetasit Mark dhe Albert Kedheli, atë e bir.

Deklarata e policisë thekson se bastisja në banesën e familjes Kedheli është kryer pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative. Gjatë saj janë gjetur edhe 3 krehëra automatiku të mbushur me fishekë. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *