Policia belge ka hapur zjarr në drejtim të një makina shoferi i të cilës pretendonte se kishte eksploziv. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Molenbeek, ndërsa policia i bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes.
Gjykata federale e Belgjikës dhe policia lokale, deri më tani nuk kanë komentuar asgjë lidhur me këtë rast.
Molenbeek është një lagje e varfër dhe e banuar kryesisht nga qytetarë me prejardhje nga Maroku, brenda të cilës ISIS kishte organizuar sulme kamikaze në Paris në nëntor të vitit 2015 që vranë 130 persona. Bashkëpunëtorët e atij grupi sulmuan 4 muaj më vonë Brukselin, duke vrarë 32 persona.
