Tjetër aksion për prishjen e banesave, policia “blindon” Unazën

Ornela

Bllokohet sërish rruga te Unaza. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, një numër i madh efektivësh të policisë janë bërë kordon përgjatë rrugës, që tek ish-sheshi “Shqiponja”, duke bllokuar rrugën e Unazës.

Mësohet se shkak për blindimin e zonës është një tjetër aksion qe do te ndërmarrë ne këtë segment Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT), për shembjen e banesave te tjera ne listën e atyre qe janë planifikuar te prishen ne vijim te projektit për Unazën.

Pak ditë me pare një aksion i IKMT në këtë zone u pasua me përplasje te forta fizike mes banoreve dhe policisë, me hedhje molotovi, gurësh dhe përgjigje te police me gaz lotsjellës.

Nga përplasja pati edhe shume te lënduar, se paku 12 prej te cilëve përfunduan në spitalin e Traumës ne Tirane.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *