Kompleksi “Jon” në Ujin e Ftohtë nuk ekziston më, por pas ka lënë një grumbull betonarmeje dhe një dosje penale me qindra faqe në prokurori. Kur ora shënonte 14:00 e pasdites së djeshme, teksa zona ishte blinduar me forca sigurie, butoni i kuq është shtypur nga një distancë prej 40 metrash dhe të paktën 300 kg eksploziv plastik shkulën dhe shembën nga vendi dy kullat 8 katëshe. Në radion e komandimit është komunikuar gatishmëria e të gjitha pozicioneve ku ishin lidhur kallëpet e eksplozivit dhe pas numërimit ‘count-down’, një zhurmë e fuqishme i la vendin palosjes së kullave dhe tymit të zi. Edhe pse një pjesë e mediave e interpretuan si një shpërthim i pjesshëm, ku kulla jugore nuk ishte shembur plotësisht si ajo veriore, ekspertët treguan se kështu ishin bërë llogaritë që në fillim, pasi një prej pallateve mund të dëmtonte shtëpinë 100 vjeçare ngjitur, ose mund të binte i gjithi në det, pasi ishte më pranë ujit se kulla tjetër.
Operacioni
Prej ditës së premte ishin njoftuar masat e sigurisë, ndalimi i qarkullimit nga ora 08:00-16:00 të pasdites së djeshme. Në dispozicion qindra forca policie, specialistë të Xhenios, Antieksplozivit, INUK, Bashkisë dhe autoritete vendore dhe qendrore. Po kështu dy ambulanca dhe katër zjarrfikëse për rastet emergjente. Në pritje edhe mjetet e rënda të Policisë Ndërtimore, fadroma dhe skrepa. Gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve, kur në orën 14:00, 300 kg eksploziv plastik rrafshoi dy kullat në pronësi të Xhafer Isufit, vjehrrit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Asnjë incident dhe asnjë dëm njerëzor. I vetmi fakt ishte se kulla jugore u shemb vetëm në tre katet e saj dhe 5 të tjerat që u dëmtuan keqazi mbeten në këmbë. Por specialistët sqaruan se aty ishte vendosur më pak eksploziv, pasi nuk duhej shembur tërësisht për të shmangur dëmtimin e një banese dy katëshe ngjitur, shtëpi 100 vjeçare, por edhe që inertet të mos binin në det, pasi do kërkonte kosto shtesë.
INUK
Menjëherë pas shpërthimit të fuqishëm, drejt krahut gjysmë të shembur të kompleksit ndërhyri një mjet i rëndë i INUK-ut, që nisi të godiste kolonat e kullës për rrafshim të ngadaltë. Kreu i institucionit, Zyhdi Dajti, shpjegoi se “ishte lënë sipas planit që kjo pjesë të shembej me mjete mekanike dhe në mënyrë të ngadaltë, për të mos dëmtuar banesat afër”. Punimet aty do vijojnë me mjete të rënda edhe për disa ditë, deri në pastrimin nga inertet. Rreth orës 15:00 qarkullimi i mjeteve Skelë-Uji i Ftohtë u zhbllokua përsëri. Ky operacion u afrua me një ditë për shkak të ngjarjes së ndodhur në Kryeministri, ku makinës së prefektit të Vlorës iu gjet një kallëp eksplozivi i telekomanduar. Para shpërthimit, pallatit i ishin hapur mbi 1500 vrima për vendosje eksplozivi.
Paligjshmëritë e pallatit
Firmat e 2 të vdekurve, leja e parregullt, zaptimi i detit dhe falsifikimet
Prokuroria e Vlorës nuk ka kryer asnjë veprim penal, edhe pse prej dy javësh, Ministria e Brendshme ka depozituar një dosje me 49 faqe me parregullsi ligjore të “Kompleksit Jon”. Madje edhe për falsifikimin e firmave të dy të vdekurve që rezultojnë shitës të truallit tek vjehrri i Lulzim Bashës, kjo prokurori ka heshtur dhe nuk ka kryer asnjë ndalim në flagrancë. Më 1994, familja Ndini merr truallin e zaptuar nga regjimi komunist. Bëhej fjalë për 1 mijë metra truall që ia njohu Komiteti i Kthimit të Pronave me dokumentet e vitit 1937. Por familja Ndini përfiton nga situata dhe i kërkon Gjykatës së Vlorës t’i njohë edhe 600 metrat e detit të tërhequr në kufirin e pronës. Gjykata e legalizon më 1996, edhe pse ligji nuk e lejonte. Më 2008, KRRT e Bashkisë Vlorë dhe kryebashkiaku Gjika, firmosin lejen e ndërtimit për kompaninë “G.B-A Konstruksion” me pronar Xhaferr Isufin, vjehrrin e Lulzim Bashës. Madje e firmos edhe pse kompania kishte përvetësuar truall në det dhe zbritur 40 metra të tjera në det. INUK në 2011 kërkon pezullimin e punimeve dhe e denoncon pallatin. Por denoncimi i Gjergj Bojaxhi hidhet në “kosh” nga prokuroria e Vlorës. Me një sërë procedurash të paligjshme, pallati legalizohet i gjithë dhe aktualisht është nën hetim. Por nuk mjaftohet me kaq, pasi në 11 nëntor 2009, Xhafer Isufi dhe ortaku i tij Xhuvi Sharxhi, firmosin me Elpiniqi Ndinin, Jorgji Ndinin dhe 19 familjarë të tyre. Mirëpo Jorgji kishte vdekur 51 ditë para kontratës së shitjes së legalizuar nga noterja Mimoza Shehu në Tiranë. Kurse Elpiniqi Ndini kishte ndërruar jetë 14 vite më parë, por nënë e bir rezultonin firmëtarë, pra të ngjallur nga varri. Skandali është ende nën hetim, me 50 persona të dyshuar, por asnjë të arrestuar.





po vjen era shtet dem.shperblimin duhet ta pagoi ndertusi me sa di disa firema qe kane punuar dhe kane mare hyrie dhe i kane shitur dhe leket bleresi i ka kaluare ne llogari te z xhafer isufi i cili nuk i ka kaluar ne llogari firemave per kete pyeseni firemat qe kan punuar
Vjen era shtet se punon tritoli ..? hahahahahaa
Tamam mentaliteti i shqipos ne shekuj qe i vendosin bomben njeri tjetrit …dhe pastaj qahen se nuk dijme te bejme shtet
Po pate mentalitet tritoli nuk ke si te besh shtet, se kjo pune do vazhdoje si reaksion zinxhir gjithe kohes
irak prap ti o derbardh ti fshatari nga kallatundi hiq dore nga keto lojra o mut ster muti yt bela qe s ke shokun b….r
Eshte ngjarja politike me e bukur e jetes sime….Komplimente Rama!
ne vlore shembet ndersa ne Durres ndertohet ne breg te detit madje edhe 300m brenda tij,cfare antagonizmi,urime z.Rama,kur do ja kthesh bregdetin durresit,prit sa te ndertohet pallati dhe pastaj demshperbleje me parate e taksapaguesve shqiptare,a funksionon shteti ne Durres apo e keni lene ne duar te nje grupi mafioz
oreee do te vija une e ta prishja ate pallat, vetem per nje motiv
ben schifo!!
pin gjakun e popullit bastardet dhe ndertojn pallate, Bravo me ne fund shtet bregdeti na perket ter qytetareve te vlores ta shijojme.
o Raimond prap ti mer??? Ti nuk je as nga shqiperia dhe flet kot ti je ose kosovar ose maqedons nuk e ke idene fare dhe ngaqe nuk ke me cfare te merresh llomotit kot me kot ketu neper gazeta .Ti e di raimond ta kam dhen nje keshille mos shkruaj me ketu sesa her qe te lexoj ty qe ke shkruar me vjen per te P.e.dhur dhe nuk me ndalojn .
tymin nzirrja!!!
JEPI RAMA, KE GJITHE SHQIPERINE ME VETE
“JEPI RAMA, KE GJITHE SHQIPERINE ME VETE”…..ok!,
por jo si Shkolla e Nates , … “Nje Po nje Jo”…………….!!!!!!!!!!?????????
Hajde Lulush se do ti paguash te gjitha cfar ke bere.Kjo eshte per mbikalimin e zogut te zi
Fatkeqësisht, akoma në tranzicion po ngelet atdheu jonë. Po shikoja mbrëmë emisionin e Blendi Fevziut “Opinion”, dhe po flisnin për këtë pallat. Nuk merrej vesh se kush kishte të drejtë apo faj në këtë çështje ?! A mund të më thoni, ju lutem, kush është fajtori në këtë çështje ?
AB : http://darsiani.jimdo.com/dars-klos-news-albania/news-2013/
PASTRIM PARESH ME DINAMIT!
Nuk eshte gje tjeter vetem pastrim paresh me dinamit qe ju skipetaret doni te na e shisni si lufte kunder korrupsionit.Por ne nuk e hame…..
Ne kete kohe krize ndertuesit po i shesin te gjithe apartamentet …pak çudi!
Por natyrisht ne Skiperi.
Qofte per hajer! Lufta kunder Ali Baba Saliut dhe 40 krimineleve e hajduteve te tij filloi!
Me ne fund deti ju kthye vlonjateve zoter te vendit. Dobicat e Berishes kujtuan se do te na merrnin dhe detin dhe diellin ,por ju kemi thene qe kjo toke si duron dot cibanet e huaj.
Te lumte Edi Rama gjithe Shqiperine ke me vete!
Ishte nje godine e ndertuar pikerisht aty ku ndahet deti Adriatik me detin Jon.Lul-kusaro-krimineli kishin perzgjedhur ate vend per tu treguar njerezve se jane atat zoterit e Bregdetit Shqiptar.
Fitore,fitore,,,,mbi percudnuasit e bregdetit te shqiptareve dhe vecanerisht bregdetit te Vlores.
Fitore e shtetit te se drejtes,qe mbron me barazi interesat e gjithe qytetarve te ketij vendi.
E pe mre Lulo , e pe si u shemen srajajet tate ?? Po pse me la more ene det , nuk te mjaftonte toka e vlonjatve te vorfen ?? S’e kisha ni kurr qe u boka ene deti toke , ti e bone o Lulo!! Harram te qoft ,se ke honger paret e hallkut , ene e psove kshuna. Po vjerri yt ishte pronar kot na si koti , ket e din gjith poplli , se pronari je ti me gjith hajnat e tu. O Lulo , po ti e din ca je ne te vertete ?? Nji po ta them un , ti ke dal nga pordhet e Salkrimit e je bo koma e tij e trete : ec ai ec ti ,flet ai flet ti , vret ai vret ti , hajdut ai hajdut ti , merr fryme ai merr ti . Ne poplli i vojtun kina dash shum me ju pa , pa fyme. Ardht ai dekik nji sahat e mo par , dhasht Zoti i madh per t’ miren e ketij poplli t’vorfen e pa fat . Amiiiiiiiiiiiiinnnnnnn !!!
brovo o skenderbe gjithe shqiperia me ty
Ky Xhafer Isufi, ish oficer dhe sekretar partie ne kohen e Dulles, eshte kthyer ne nje administrator te Lulit, spiuni ne favor te serbeve e ne dëm te kosovareve te uçk-se. Xhaferri po punon me vetmohim per drejtimin e bisneseve te Lulit ne Tirane, Durres, Fier, Vlore, etj. Ka ardhur koha te jape llogari para gjykatave per allishverishet e bera ne favor te dhendrrit te tij.
ike plaku Mere me gjithe tespije!
Keshtu behen punet, me dore te forte dhe vendosmeri pa lere cfare thone ca skutha qe hiqen si pacifista e banalista e hipokrita me soj e sorrollop.
Ishte i paligjshem? hidhe ne toke! E kape me presh ne dore? Futja ne bythë!
VJEHRI Yt …. njeriu me i afert familjar i “VEFAS”.
Prandaj Ti o faqe-torve ju vardise vajzes se ketij hajduti, e cila ishte fshehur ne HOLLANDE me gjithe ate shume maramendese parash te firmes piramidale “VEFA”, qe s-Ali Bisha e dinte dhe mashtroi popullin se “PARATE” jane larguar drejt ITALISE.
I madhi GJERGJ F. shkruante per shqiptaret ne pergjithsi (sidomos ato te Politikes).
“Me shpejte do te mbushej nje thes me morra se sa te bashkosh dy mendje shqiptaresh
bashke”. Per Politikanet e djeshem dhe sotshem kjo shprehje eshte 1,
Populi pret nga Politika diçka per te jetuar me dinjtet kuse ana e tyre e medaljes eshte per
te vjedhur-grabitur per Familjet e tyre dmth me vendos MILJARDA,PASURI te pa tundhsme…
haram……………….. o poltikane kanibale…………………………………………………………!.
Iku dhe Hollandezi fluturues
Nuk ke qe i thua hidhet ne ere.Po bene plasjen e pare.
Shkuane kot mundi i bjerrun nga te ardhurat e prostitutave.Shto dhe ca krime andejza e kendejza,e te gjitha vane per dhajme qeni.