Një zhvillim dramatik mori dje një çështje prej muajsh e fjetur, ajo e vrasjes mafioze të bankierit të njohur Artan Santo. Një dëshmitar që deklaron se njeh vrasësit e Santos dhe për shkak të ca rrethanave të miqësisë ka mundur të konfirmojë si autorët, edhe motorin e tyre, u shfaq në ekranin e News 24, dhe në kushtet e plotë të fshehjes së identitetit (me kurriz në kamera, pjesa e pasme e kokës e mjegulluar dhe me zë të ndryshuar) dha një intervistë të shkurtër për (sërish) gazetarin Artur Çani. Televizioni thotë se dëshmitari ka trokitur në dyert e televizionit pasi policia, konkretisht kreu i saj Artan Didi nuk i është përgjigjur. Para dhjetë ditësh ky televizion ka kontaktuar vetë me Didin, por thotë se nuk ka marrë sërish përgjigje. Në kushtet e anonimatit, dëshmitari që më 25 gusht i ka telefonuar kryepolicit duke i dhënë emrat dhe disa detaje shoqëruese, që zbulojnë sipas tij, se Santo është ekzekutuar për 300 mijë euro që nuk ja kthente autorit. Por nuk ka parë asnjë reagim nga policia. Në fakt, reagimi ka ekzistuar, siç thotë vetë dëshmitari në intervistën e tij. Didi ka kërkuar ta takojë dy herë, por personi nuk ka pranuar se nuk kishte besim. Priste që në fillim të bëheshin arrestimet.
Vetë ngjarja që shokoi publikun qershorin e kaluar, është shumë e rëndë dhe mjaft delikate. Po kaq e tillë është dhe ky vazhdim i saj, me dëshmitarë, policë dhe gazetarë. Në intervistën e njeriut misterioz sigurisht që nuk mund të pritet të bjerë në sy një njohje e specializuar e proceseve hetimore dhe mënyrës sesi funksionojnë këto organe. Por mbase ai duhej ta kishte nuhatur përse Didi kërkonte që të takohej me të: Ta pyeste drejtpërdrejt, t’i siguronte jetën si dëshmitar i mbrojtur, të hetonte mbi personat e denoncuar si vrasës e t’i arrestonte, dhe nëse nuk gjente asnjë provë që i lidh ata me ngjarjen, atëherë prokuroria do të kishte si dëshmitar të vetëm kundër tyre vetëm njeriun misterioz.
Por jo, dëshmitari ra në sy se kërkonte thjesht shpërblimin 100 mijë euro të vënë zyrtarisht nga Policia e Shtetit. “Më vjen inat, kam bërë marrëveshjen për 100 mijë euro”, i thotë ai gazetarit. “Arrestoi ata njëherë, pastaj flasim”, i thotë po ai policisë. Reagim normal dhe njerëzor ky i dyti, për dikë që druhet për jetën e tij, aq më tepër në një vrasje të këtij profili. Po tani që po ekspozohet nuk ka frikë? A do të dilte dëshmitar në gjyq ai, nëse (dhe me siguri që) do t’i kërkohej? Apo do merrte 100 mijë eurot dhe do zhdukej?
Këtë nuk mund ta dimë, por me logjikë të ftohtë mund të themi, edhe sipas deklaratave të policisë dhe ministrisë së linjës, se në rastin konkret nuk është konkluduar në përputhjen e dëshmive të njeriut misterioz me realitetin. Sipas intervistës, del se vrasësi i ka treguar së jëmës në tavolinën e bukës se vrasjen e ka bërë ai për 300 mijë euro të pakthyera. Kjo skenë sikur e shfryn përshtypjen e të gjithëve ne, nga mediat tek politika dhe njerëzit e zakonshëm, se ekzekutimi tragjik i Santos fsheh interesa dhe personazhe shumë më të fuqishëm sesa një tip gjaknxehtë. Nëse vrasja do ishte “one man show” pa interesa shumëmilionëshe prapa, mendja ta do që nëse denoncimi do ishte i saktë, autori hipotetik do ishte sot pas hekurave si çdo keqbërës.
Por këto arsyetime mbarojnë këtu. Të përqëndrohemi në dy momente domethënëse të këtij zhvillimi: Tek shou gazetaresk që duket se ka synuar televizioni dhe gazetari i rikthyer Çani (madje sipas policisë, me apo pa dashje po cenohet edhe procesi delikat hetimor) nga njëra anë, dhe tek pjesët antiprofesionale dhe batuteske të reagimit të Policisë së Shtetit. Mund të sigurosh pa problem audiencë me ekspozimin e personave që thonë se dinë shumëçka për ngjarje e persona, pa verifikuar asgjë paraprakisht; por kjo është një flakë kashte dhe duhet shumë kujdes nëse kërkon të ndërtosh një media serioze e jetëgjatë.
Mund, nga ana tjetër, t’i bësh dëm po njësoj reputacionit dhe profesionalizmit kur një institucion themelor si Policia e Shtetit, në një deklaratë zyrtare hedh romuze e ndonjë aludim tek-tuk për televizionin ku i ndjeri ka qenë pronar me 50%. Është e tepërt dhe joproduktive. Ndaj, që ky debat në distancë të mos vazhdojë dhe meqë televizioni është shumëfish i interesuar për zbardhjen e kësaj vrasjeje, do ishte e udhës që policia të thërriste si dëshmitarin misterioz, edhe gazetarin Çani për t’u siguruar atyre mbrojtje dhe për të mbledhur të gjitha të dhënat e nevojshme. Gjithnjë, nëse nuk e ka bërë deri tani.

Die sapo i bëmë komentet për këtë pikë z. Elton? Mirë e kini artikuluar shkrimin dhe përgjegjësitë e të dyja palëve (polici-dëshmitarë) prandaj po ju përcjell një “bravo” dhe po ndalem këtu? Tung!
Kjo eshte nje qeveri banditesh dhe mafjozesh. Mustaqe miu Didi dhe Tahiri duhet te arestohen menjeher si fshehes te krimit, kurse Kryeministri i vendit duhet te japi dorheqien. Mjer shqiptaret per keta qeveritare mafioz qe po ju marin frymen dita dites. Popull idiot qe po ju shkerdh… qeverotaret bandite dita dites dhe ju vetem blegerini.
Po ky Cani i News 24 e ka gje ate Cani Patellxhanin e Klanit.
Ca paskan qen kto Canet or ti.
Deshmimtari dhe gazetari jane ushtare ne kte rast, Sepse ata mendoje se mund te marin 100mije euro me genjeshtra, Santosin e vrane ata qe kane bere transaksione te pista me Qipron, Malten,dhe Hon Kongun. Me njerez te paguar nga Serbija qe kane hyre me pasaporta maqedonase.E gjurmuan tre jave ,e para nuk e njifnin e dyta mesuan levizjet,te gjitha sendet e perdorura prej tyre kane hyre ne shqiperi pjes pjes nga Maqedonia.Per kte vrasje jane paguar 5 milion Euro. Sepse duhej bere shpejte se koha kishte mbaruar per TE.
Kta jan te semur psiqik si ky gazetar dhe ky legen deshmitar
Ja, pse i duhej Berishes, vrasja e Santos! Pasi TVKLAN, po I hidhte vickla atij,Berishes, u nxor asi nen menge : news 24! Aventurat e Sales me disa TV dhe personazhe groteske si Arturo, te lene shije shume te hidhur.Duket qarte, qe deshmitar,i eshte instruktuar per ato qe thote!Motori ishte I zi dhe jo me pjese te bardha! Eshte fatkeqesi, per gazetaret e News 24 te lajmeve ,qe bien viktima te Sales! C’do TV, do te merte ne pune gazetaret e lajmeve te News 24 ,si Olta apo Parruca apo Dhimitri per profesionalitetin e tyre!! Nuk e dime, megjithate, se keta gazetare jane pjese e ketij trillimi mediatik dhe nuk eshte hera e pare.Ashtu ,sic me vjen keq, per shume njerez te ndershem te PD-se, qe u shfrytezuan nga Berisha, me vjen keq, per keto qenie pa tru, qe vazhdojne te afrohen per tu perdorur.
Artur Cani te mos ekspozonte intervisten POR fill mbas saje te shkonte bashke me informatorin ne prokurori per ta dhene atje informacionin.E dime qe A.Cani “..ka prirje si gazetar investigativ..” por ne kete rast beri nje vrime ne uje.Gjithcka u ekspozua.
perjashto deklaraten e policise qe deri diku ishte pacavure, pjesa tjeter jane trillime e idiotesi te pa baza te njeriut misterioz.
Nuk bi rrufeja ne ” hale”.Si gazetari dhe denoncuesi jane te till , prandaj mos harxhoni paret e popullit me badigard per ti mbrojtur.
Qe te fajesohet gazetari apo deshmitari duhet qe policia te gjeje vrasesit ( te ndryshem nga varianti i deshmitarit ) dhe ti beje publike. Per sa kohe qe policia nuk ka gjetur gje nuk ka fare te drejte te beje insinuata me deshmitarin, aq me pak me gazetarin. Rasti eshte tipik dhe tregon se si trajtohet nje deshmitar. Mendoni sikur dikush te deshmoje qe nje pushtetar eshte implikuar ne krim. Do ta qeronin ose do ta denigronin fare.
vetem ne prokurori zgjidhet gjithcka
Ne kete vende cudit jane te pa funde , keta njerez qe hiqen si analiste , ivestigus , gazetare ivestigus e te tjere si keta , shkelin hapure ligjet e shtetit , duke marre persiper kopetenca egzekutive ku ligji ja jepe strukturave te percaktuara me ligje , te cilet bien viktime e njerezeve qe kane interese, qe te mos dali e verteta , me synimin per te larguar strukturat e hetimit nga rruga e vertete ,ose per te mesuar se deri ku kane shkuar hetimet . Sipas mendimit time deshmitare eshte ai qe paraqitet perpara organeve te hetimit ,vihet ne dijeni per pergjegjesin penale qe ka ne raste se genjene dhe me vullnete te lire shpjegon e nenshkruan ate qe ka pare , . Nisur nga rrezikshmeria e vepres legjislacioni ka percaktuar dhe menyren e trajtimit e mbrojtjes se deshmitarit, por ne te njejten kohe analizohet , verifikohet gjendja e tij mendore, e nje sere ceshtjes te tjera qe kane te bejne me personalitetin e deshmitarit, gje per te cilen ligji ja ndalon ketij gazetari , do te ishte ne nderin e ketij gazetari te respektonte kodin Deantollozhike te gazetarit investigues ,qe e detyron gazetarin , qe ne ato raste kur per shkake te detyres vihet ne dijeni mbi ceshtje teper te rendesishme , qe jane ne hetime e siper , te nderpresin investigimin dhe te veje ne dijeni prokurorin e ceshtjes . Mungesa e nje ligji qe te rregulloje aktivitetet private te investigimit , me ato struktura qe ligji u ka dhene te drejte e hetimit dhe dergimit te ceshtjes per gjykim ne gjykate , shtron perpara Ministrise se Brendeshme ti propozoje Kuvendit Popullore miratimin e nje ligji qe te rregulloje me ligji aktivitetet private te investigimit ne Republiken e Shqiperise , sic jane ato te detektivit apo te gazetarit investigues ..
Artur Cani eshte gazetar investigativ dhe per kete arsye kalon kohen me te madhe me nje vrases si Altin Lamaj, ndoshta ndajne dhe fitimet nga gjobat e vena nga ky i fundit. Eshte nje turp qe Arturi ben pjese ne gazetarine shqiptate.