Policia e Tiranës ka lëshuar një deklaratë për përplasjen e mbrëmshme me armë, të ndodhur në “Rrugën e Kavajës”.
Sipas policisë, viktima ka dashur të vrasë katër persona.
Në përplasje është përfshirë edhe një punonjës policie, që tashmë është arrestuar.
“Më datë 05.01.2015 rreth orës 19.40, në rrugën e Kavajës në Tiranë, është vrarë si pasojë e një shkëmbimi zjarri, shtetasi Arjanit Sterio Alias, 42 vjeç, banues në Tiranë.
Paraprakisht, dyshohet se viktima ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasit : Pajtim Xhevahir Serjani, 32 vjeç, Denis Reshat Ramani, 28 vjeç, Ditmir Dilaver Reçi, 33 vjeç dhe Roland Besnik Meta, 37 vjeç, ky i fundit me detyrë punonjës policie pranë Njësisë së Operacioneve Speciale.
Fillimisht, është plagosur në pjesën e këmbës shtetasi Pajtim Serjani, i cili menjëherë pas ngjarjes është transportuar për në Spitalin Universitar Tiranë.
Ndërkohë, gjatë këtij shkëmbimi zjarri ka ndërhyrë punonjësi i policisë Roland Meta, ku më pas sulmi ka vijuar duke mbetur i vrarë shtetasi Arjanit Sterio dhe është plagosur rëndë punonjësi i policisë Roland Meta.
Nga një analizë e hollësishme e bërë, lidhur me veprimet dhe mosveprimet e punonjësit të policisë është bërë dhe arrestimi në flagrancë i tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 – copë gëzhoja arme zjarri të kalibrit 9mm, 3 -copë gëzhoja arme zjarri të kalibrit 7.62 mm, një armë zjarri pistoletë m-54, një armë zjarri Bereta si dhe automjeti me targë AA417 KU.
Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të ” Vrasjes me dashje “. Ndërkohë që po vijojnë hetimet dhe për çdo ecuri do t’ju informojmë”, thuhet në deklaratën e policisë.

SI SHUME RASTESI PASKA KY RAST???????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Shikoni drejte presjet qe vendosni gjat artikullit!
Popull,dhe ju komentus,jam nji emigrante qysh,ne vitet 1971,jam ende neper evropen perendimore dhe ate lindore.Kam,perjetue shtete demokratike dhe shtete njipartiake apo diktatura,por si shteti jon,pas vitit te arrat te zi,e te dhjer 1990,nuk kam perjetu e kam fjalen ne evropen perendimore dhe lindore.Se,ne bote ka lloi lloi,shtetesh e pushtetesh,qe nuk muj te flas,dhe nuk muj te beje komente,vetem se the,se ma keq,se te ne,mundet me qen ne siri,irak,avganistan,palestin,dhe kah shtetet afrikane ku ka luftra te feve,dhe grupeve ushtarake per hesapet e tyre.Kurse ne evrop shteti dhe pushtet,ne shqipri e kosove,e maqedoni ku jan shqiptaret si qeveritar,punet jan po te njejta si ne afrik,ku sejcili grup ka perandorin e vete,e kjo ndodhe ne qender te evropes,mjerishte dhe me bekimin e politikave demagogjike te demokraturave evropjane.Kjo,eshte or vella mjerimi dote thoshte MIGJENI,i madhe gati 90,viteve.JU,popull apo TI,popull duhet te marish fatin ne dore nese doni perparim,dhe jo krim,pra populli duhte me i dal para ksaj,race kriminele dhe te fundos ne tok 7 pashe,se kjo koler eshte ma e veshtir se ebola,kta grupe mafioze kan bere shtetin dhe pushtetin mafioz,pra vetem populli mundet me e fundos kete,garnitur demokraturash qe jan bere,milioner duke vrar e duke vjedh,pasurin e kombit,vodhen ushtrin dhe armatimin,vodhen naften dhe gazin,vodhen minierat dhe koperativet,vodhen fabrikat dhe uzinat,pra vodhen dhe banken e popullit,kta hiena.Cfar pret ti populli ime?Mesia nuk vjen,jo eshte po nji rren dhe mashtrim se dote vij mesia,jo ore jo,vet populli eshte mesia,kur doti vije thika te palca,spaku une kshtu besoi.
Menyra se si po manipulohet kjo ngjarje ngjall shume dyshime mbi perzierjet e politikes me bandat kriminale:
http://www.lapsi.al/lajme/2015/01/06/ekskluzive-t%C3%AB-gjitha-versionet-e-atentatit-ndaj-shullazit#.VKwtMXuLU-A
Lenia e lire e Shullazit eshte me te vertete eshte qershia mbi torte kur tashme gjithe Tirana e di se komponentet e perzjere ne kete perleshje jane anetare te bandes se tij.