Policia dhunon protestuesit anti-Erdogan në Tiranë (VIDEO)

redaktor

Të paktën 3 të rinj janë ndaluar nga Policia e Tiranës teksa ishin duke protestuar në mbështetje të protestuesve në Turqi.

Një lëvizje e re politike, e lidhur me universitetin Vitrina, në të njëjtën kohë po zhvillonte një tjetër tubim, por në mbështetje të Erdogan.

“Policia i mori të rinjtë zvarrë, i rrahu me grushta. Disa prej te rinjve, policia u ka perplasur koken tek furgoni teksa i terhiqte  z varre”, – tha një dëshmitare okulare.

Këta të rinj mbanin në duar parrulla si “Poshte fashizmi”.

Avokati Dorjan Matlija ndodhet aktualisht ne komisariatin nr. 1 ku raporton se policet vazhdojne te dhunojne brenda 3 te ndaluarit.

Disa dhjetera te rinj jane mbledhur aktualisht para drejtorise se Tiranes ne rrugen Myslym Shyri.

Ka patur ne vendngjarje vetem nje grup xhirimi te Vizion Plus dhe fotografe te agjencise LSA.

http://www.youtube.com/watch?v=97VwkGy3k8M

Share This Article
5 Comments
  • Normale qe dumbabistat e Sales do tregonin devotshmerine ndaj regjimit te babe-Erdoganit.

    Nje arsye me teper per te votuar Rilindjen

  • Me gjithe keto probleme qe ka ky vend e qe perbejne arsye per te protestuar, keta zgjodhen te dalin ne shesh per nje problem te nje shteti te huaj?????? Po qe se keta jane per lirine, te protestojne per mungesen e lirise ne vendin tone!!!!!! Mos valle ketu tek ne ka “demokraci”? Hej, bela, s’i marr vesh keta njerez.

  • Keta Sadistet e Saliut duhet te gezohen,qe me ne fund dolen ca demostrus per te denancuar diktaturen e Erdoganit,qe kerkon te mbijetoje me nje ekonomi fallcifikate,me produkte te kopiuara dhe me nje standart jetese te mjerushem per shumicen Turke!
    Dikujt nuk i shkonte ndermen se nje dit nuk do te ekzistonte me Jugosllavia,keshtu do perfundoj edhe Turqia,pjesa e Kostandinopojes do te kurrorzohet si dikur Europiane,prandaj edhe po protestohet,nje pjes tjeter Kurdistani, dhe pjesa e mbetur Osmanllinjte e Gjyzel Erdoganit!
    Ne te sateme vajc or Saliu i vllai i Erdoganit,se edhe pak dite te ngelen e do te shohim sa te vlen lekura malok i qelbur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *