Ashtu siç ju kemi njoftuar, një shtetas ka humbur jetën mbrëmjen e shkuar në një aksident rrugor në Durrës. Policia tha se viktima ishte një i moshuar.
Në një njoftim të dytë, policia lokale thotë se nuk e ka identifikuar ende viktimën dhe se kërkon ndihmën e medias.
“Viktima është i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, 1.60 cm i gjatë dhe kishte të veshur një triko ngjyrë të kuqe, një palë pantallona ngjyrë blu, këpucë ngjyrë kafe dhe një kapele sportive ngjyrë të bardhë. Viktima nuk ka asnjë dokument identifikimi më vete”, sqaron policia.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e shkuar rreth orës 22:15, në Unazën Plepa-Shkozet, në lagjen Nr.13. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, shtetasin Fraklin Xhelaj 44 vjeç, banues në Tiranë. /Dita/

Plepa-Shkozet, segmenti i ferrit.Me dhjetra drejtues mjetesh dhe kembesore kane humbur jeten aty.Kush dreqin e ka projektuar ate rruge ,ja befte zoti sketerre.
Me vjen keq per zoterine…por me vjen te qesh me menyren e pershkrimit te veshjes, ku ishte nisur valle me tere ngjyrat e ylberit , per cirk ?