Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë dy persona, pasi po tentonin të vidhnin një lokal.
Sipas autoriteteve, të ndaluarit janë Elidon Zeqo, 21 vjeç, dhe Rodolf Laloti, 32 vjeç. Të dy grabitësit ndodhen aktualisht nën arrest me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim, ndërsa mësohet se kanë qenë të dënuar edhe më parë.
Policia ka bërë dokumentimin e të paktën tre vjedhjeve të kryera nga shtetasi, Elidon Zeqo. /E.K
