Sot rreth orës 11:00, në pikën doganore Morinë, Policia e Kosovës ka arrestuar protestuesit që po vinin nga Tirana për të marrë pjesë në Protestën e 17 shkurtit në Prishtinë.
Si fillim ata kanë kontrolluar Autobusin dhe për shkak se i kanë gjetur parrulla protestuese i kanë shoqëruar tre vetë nga pjesëmarrësit në zyrën e policisë.
“Na thanë të presim në autobus komandën e tyre. Po presim te vendpushimi menjëherë pas pikës doganore”- thotë një prej qytetarëve.
Më pas, Bashkim Rodonin i cili është artist, (muzikant e regjisor) e kanë shpallur person të rrezikshëm dhe i kanë ndaluar hyrjen për në Kosovë.

Një tjetër pjesëmarrës, Gent Amzain, e kanë arrestuar dhe kanë njoftuar se do ta çojnë në paraburgim në Prizren.
Të tjerëve nuk i japin asnjë përgjigje pse po i ndalojnë, ndërkohë që autobusin e kthyen mbrapsht.

I thone shtet Serb e si thone shaka!Ata jane edhe me te eger se regjimi Berishjan pasi marre edhe nga Saliu edhe nga regjimi Serbian!Keta jane koncentrate e dhunes ku te perbashket me ate rregjim kriminal qe lam pas kane persandorine qe i ka montuar e qe ndjek te njejtin skenar i edhe ne Shqiperi ne vitet e kryekrimit!Uroj qe populli Kosovar te mos derdhe me gjak se boll ka derdhur!Poshte diktatura e budallenjeve.