Institucionet shtetërore shfaqen së fundi si kontribues në realizimin e një klipi të Çiljetës dhe Noizit, dy protagonistë të muzikës komerciale vulgare të adresuar ndaj konsumatorit të pakultivuar, kryesisht adoleshentëve.
Klipi i gjatë 12 minuta, titullohet Gangsta Love dhe është një himn për banditizmin dhe devijancën sociale, e cila evokohet me nota romantike në një miks banal aventure, dhune, luksi dhe pa dyshim seksi.
Subjekti tregon jetën e një çifti të rinjsh (Noizi dhe Çiljeta), liderët e një grupi gangsterësh, që merren me shpërndarje droge, dhe, në pjesen e mbetur të kohës, me qejfin e shthurur, falë parave të fituara me valixhe (një tjetër stereotip i konsumuar brutalisht nga kjo tematikë). Djali arrestohet në shtëpinë e tyre, një vilë luksoze diku në vendet perëndimore, dhe prej këndej vajza do të nisë organizimin e arratisjes së tij nga burgu me ndihmën e pjesës tjetër të bandës.
Sigurisht që ia dalin, dhe për të shtuar dozën e aventurës vrasin të gjithë grupin e gatshëm të forcave speciale (që, si për ta shtuar dozën e bajatjes, mbajnë logo të FBI-së), të cilët u kishin zënë rrugën.
Së fundmi, e tërë banda shfaqet në Puerto Rico, buzë detit, duke shijuar frytet e suksesit në luftë me ligjin dhe institucionet e rendit.
Deri këtu gjithçka është e kuptueshme për realitetin ku jetojmë dhe shpërfytyrimin kulturor të kësaj shoqërie, e aq më tepër te shumica e të rinjve.
Sigurisht që klipi do të bëjë bujë, e do të ketë numrin e merituar të klikimeve nga soji i vet.
Zaten, në media mainstream si Panorama, dy protagonistët vlerësohen si «dy yje» të muzikës shqiptare, ndërsa Shqiptarja.com shprehet se “mbrapa gjithë asaj pune fshihet një skuadër e tërë profesionistësh”.
E pakonceptueshme për pritshmëritë e një njeriu normal është fakti që institucione të rëndësishme shtetërore, për më tepër institucione që përgjigjen në mënyrë të drejtpërdrejtë për rendin dhe sigurinë, bëhen mbështetës të realizimit të një klipi të tillë që promovon krejt të kundërtën e asaj për të cilën këto institucione ekzistojnë.
Në fund të klipit producentët nuk harrojnë të falenderojnë mbështetësit e tij ku, ndërmjet të tjerash, nën siglën ’Special Thanks’, përfshihet në listë edhe vetë Policia e Shtetit.
Nuk dimë ekzaktësisht se cili ka qenë kontributi i tyre. Mesa duket, disa prej xhirimeve duhet të jenë kryer në burgun e Durrësit, ndërsa nga Policia e shtetit mund të jenë ofruar mjetet logjistike për realizimin e klipit.
Por cilido të ketë qenë ky kontribut, qoftë edhe fare modest e i pallogaritshëm, përfshirja e këtyre institucioneve është totalisht joserioze dhe qesharake.
Teksa Policia e Shtetit tejkalon detyrat e saj dhe merr përsipër të bëjë edukatorin e shoqërisë, duke shkuar nëpër pubet e Vlorës, për t’iu kujtuar njerëzve që të bëjnë kujdes me përdorimin e automjeteve në gjendje të dehur, ajo kontribuon gjithashtu në realizimin e klipeve që promovojnë vagabondazhin dhe joshjen prej botës së krimit.
*********
Me shkurtime nga portali postbllok.com

Si do me qene puna, prokuroria dueht me hape nji hetim. Cila eshte e verteta e perfshirjes te policise se shtetit dhe ne rast se nuk ka gisht, duhet te ndalohet menjehere shfaqja e klipit duke e konfiskuar dhe duke gjobitur apo me keq duke ndjekur penalisht autoret.
Ndryshe ky vend nuk bohet mo shtet.
Keshtu eshte kur mungon serioziteti ne polici.Policat terhiqen per hundesh nga ca karagjoze klipesh,si keto dy bushtrat.
Mereni kete ” noizin dhe ciljeten ” futini ne nje burg dhe leshojuni te burgosurit dhe e dine vete ata . Dhe ate vidjoklip mblidheni digjeni dhe lerini te dy keta te bejne nje klip te ri.
Ne qofte se kjo farse nuk ndalohet qe tani do jete shume vone pastaj. Brezi Jone i ri eshte shume i pa pregatitur dhe analfabet prandaj ju pershtatet shpejt ketyre klipeve po nuk eshte kjo jeta ai noizi si ka fytyren pa shprehje dhe me falni prototipi malokut vetem keto gjera do presim nga ai ,keputjani kembet dhe sa me shpejt se keta tipa infektojne kollaj masen e injoranteve bashke me keta gazetare qe ju bejne fresk
duhet djeg me pare shteti o dardhar, me police dhe forca speciale pastaj te vemi te prostitute ciljete dhe noiz
Ndoshta kjo eshte nje nga arsyet pse shteti sfidohet nga njerez ordinere ne mes te dites e ne mes te Tiranes.Shikohet qarte duke filluar nga qarkullimi se si shofere ne rruge tallen dhe luajne me jeten e te tjereve.Ka kohe qe ketu ne Zvicer ka hyre ne fuqi nje ligj qe quhet via sicura,per nje tejkalim te larte shpejtesie ne rruge mund te shkosh dhe ne burg,e te konfiskohet dhe makina.Ndoshta policia dhe insitucionet e shtetit qe kane te bejne me kigjin duhet te jene me serioze ne Shqiperi.
nuk kemi pse ikim nga ky vend,pse u dashka.ne thjesht ja kemi lene kete vend ne dore ketyre plehrave si noiz maloku apo kokrra kurves celbrima apo policise se shtetit,qe eshte njisoj si kto dy te paret,prandaj eshte mut dynjaja ketu.me keq nga te gjitha eshte qe gjith opinionistet e leshit flasin kot,per gjera kot,marrin fryme kot.ky, eshte i vetmi artikull habie te paster,i shkruar ne shqipe te bukur,te dlire letrare qe na ka marre malli ta degjojme per nje veprim qe shokon pjesen me te shendoshe dhe me vlera te shoqerise,pjese e cila duhet te ishte ne krye dhe jo te merret per bythe nga ndyresirat e pashkolle horra hajdute
Jane brenda shijeve artistike te kryeministrit tone vizatimor.
Dhe servilet as kane reshtur dhe as do te reshtin ne ndonjehere ne kete vend ku kurvat, kurvaret, gjithfare vagabondi dhe kriminlei ordiner pa perjashtuar ata te mafies politike, promovojne jashteqitjet e degjeneratave qe kane mbi supe mantele arti dhe presin rradhen per te mare nje sponsorizim apo dekorate.
Maskarade Ma de in Albania.