Policia e Shtetit: Nuk e kemi arrestuar peruanin Miller

anazapta

Policia e Shtetit thotë se nuk e ka arrestuar ish-ministrin e Jashtëm peruan, Augusto Blacker Miller, madje ky persona nuk rezulton as në kërkim ndërkombëtar.

Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Shtetit bën të ditur se njoftimi në media nuk është i saktë. “Lidhur me njoftimin e dhënë në disa media të shkruara dhe vizive, për arrestimin nga strukturat e Policisë së Shtetit të shtetasit Augusto Blacker Miller, ju bëjmë me dije se nga strukturat e Policisë së shtetit nuk është arrestuar ndonjë shtetas peruan me emrin Augusto Blacker Miller. Gjithashtu, ju bëjmë me dije se shtetasi Augusto Blacker Miller nuk rezulton si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Lajmi për arrestimin e ish-ministrit të Jashtëm të Perusë, i cili jeton në Tiranë, u dha fillimisht nga mediat peruane, të cilat iu referuan prokurorit peruan antikorrupsion Julio Arbizu.

Augusto Blacker Milletr akuzohet për grusht shteti dhe rebelim në vendin e tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *