Policia e shtetit shëtit me motorr uji djalin e ministrit të Brendshëm (VIDEO)

J L

Ministri i Brendshëm italian, Mateo Salvini është bërë sërish shenjestër e kritikave në Itali.

Kjo ka ndodhur për shkak të një videoje të publikuara nga “La Republicca” ku djali i tij Federico, 16-vjeç, merret nga Policia e shtetit italian dhe argëtohet duke i bërë xhiro me një motorr uji.

Kjo skenë ka ndodhur në bregdetin e Milano Marittima, në Papeete Beach, ku Salvini po kalon pushimet e verës.

Në një moment, ai shkelmon topin në det dhe i pëshpërit një polici: “Unë po shkoj në çadër”.

Pas kësaj policia merr motorin e ujit dhe shëtit Federicon.

Kjo skenë është filmuar nga një reporter, ndërsa në video shihet se dy persona përpiqen t’i largojnë kameran reporterit.

Ndërkohë pasi lajmi u bë publik, ministri Salvini ka kërkuar edhe falje duke thënë se i gjithë faji bie mbi të dhe jo tek policia.

“Gabimi im si baba, asnjë përgjegjësi nuk duhet t’i jepet policëve, të cilët përkundrazi i falënderoj sepse çdo ditë rrezikojnë jetën e tyre për vendin tonë”, tha ai.

Partitë e opozitës nuk e humbën mundësinë për të sulmuar Ministrin e Brendshëm.

“Policia ka për detyrë të garantojë sigurinë tonë dhe të mos argëtojë familjen e Salvinit”, tha Emmanuel Fiano nga Partia Demokratike e qendrës së majtë.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Jeni ber ptqr dhe ju te Dites…vetem per klikime, Pse nuk e theksoni min i brendshem italian, spo qe njerezia menhehere te indinjohet se ne “titull” ..ptu bthq ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *