Policia e Tiranës: Ja rrugët e bllokuara në datat 25 dhe 26 nëntor

anazapta

Policia e Tiranës informon qytetarët se në datat 25 dhe 26 nëntor do të ketë kufizime të qarkullimit në disa zona, nga ora 19.00 deri në 23.00, për shkak të zhvillimit të provave të Paradës Ushtarake.

Policia bën të ditur se: Nuk do të lejohet parkimi dhe lëvizja e mjeteve nga sheshi “Rilindja” deri tek sheshi “Skënderbej”.

Nuk do të lejohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve në segmentin rrugor të rrugës “Bardhok Biba”.

Nuk do të lejohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve në segmentin rrugor të rrugës “Urani Pano”.

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga kryqëzimi i rrugës “Barrikada” me rrugën e “Dibrës”, deri tek sheshi “Skënderbej”.

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në segmentin rrugor nga Kryqëzimi i rrugës “Luigj Gurakuqi” me rrugën e Barrikadave (tek kryqëzimi i 9-katsheve), deri tek sheshi “Skënderbej”.

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në segmentin rrugor Kryqëzimi i Bulevardit “Zogu i Parë” me rrugën ‘Fortuzi” deri tek sheshi “Skënderbej“.

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në segmentin rrugor nga kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmoret e Kombit’ me Ministrinë e Mbrojtjes deri tek sheshi “Skënderbej”.

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në segmentin rrugor nga kryqezimi i rrugës së “Kavajës” me rrugën “Kont Urani” deri tek sheshi “Skënderbej”.

Ndërkohë më datë 26 nëntor nga ora 10.00 e në vazhdim do të ketë kufizime të lëvizjes së mjeteve përpara TOB (Teatrit të Operas dhe Baletit) dhe në sheshin “Skënderbej”.

Nga ora 11.00 do ketë kufizim të lëvizjes së mjeteve në rrugën “Xhorxh W. Bush” pranë Urës së Tabakëve ku do bëhet ngritja e Flamurit, si dhe vendosja e mozaikut të Flamurit Kombëtar.

Do të ketë kufizim të lëvizjes së mjeteve pranë rreth rrotullimit të Doganës në kryqëzim të rrugës së Durrësit me Unazën e Re nga ora 12.00 deri në 14.00 ku do të bëhet emërtimi i sheshit “Shqiponja” dhe vendosja e monumentit (rreth rrotullimi i doganës)

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *