Më datë 28 Nëntor 2012, nga Bashkia e Tiranës do të organizohen një sërë aktivitetesh si dhe përgjatë “Sheshit Skënderbej”, do të zhvillohet Parada Ushtarake në segmentin rrugor Sheshi Rilindja, përgjatë rrugës së “Durrësit” deri tek sheshi “Skënderbej” në intervelin kohor ora 10.00 deri në orën 18.00.
Ndërkohë, do të bëhet bllokimi dhe kufizimi i lëvizjes së mjeteve në segmentet të rrugëve si më poshtë ;
• Nuk do lejohet parkimi dhe levizja automjeteve nga sheshi “Rilindja” deri tek sheshi “Skenderbej”
• Do bëhet bllokimi e levizjes se mjeteve dhe nuk do lejohet parkimi i mjeteve ne segmentin rrugor te rruges “Bardhok Biba”.
• Do behet bllokimi e levizjes se mjeteve dhe nuk do lejohet parkimi i tyre ne segmentin rrugor te rruges “Urani Pano”.
• Do behet bllokimi e levizjes se mjeteve ne segmentin rrugor nga kryqezimi i rruges “Barrikada” me rrugen “Dibres”, deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Do behet bllokimi e levizjes se mjeteve ne segmentin rrugor nga Kryqezimi i rruges “Luigj Gurakuqi” me rrugen e Barrikadave (tek kryqezimi i 9-katsheve), deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Do bllokohet levizja e mjeteve ne segmentin rrugor Kryqezimi i Bulevardit “Zogu i Pare” me rrugen ‘Fortuzi” deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Bllokohet segmenti rrugor nga kryqezimi i Bulevardit “Deshmoret e Kombit’ me Minsitrisne e Mbrojtjes deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Bllokohet sekmenti rrugor nga kryqezimi i rruges se “Kavajes” me rrugen “Kont Urani” deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Do kete kufizime te levizjes se mjeteve pergjate Bulevardit “Deshmoret e Kombit”, Photo point me personazhe historike dhe rreth 100 animatore te veshur me veshje popullore e personazhe te lidhura me festen te cilet do te organizojne lojra dhe shperndajne flamur.
Nga ora 18.00 deri ne 22.00 do behet bllokimi i levizjes se mjeteve dhe nuk do lejohet parkimi i mjeteve ne segmentin rrugor nga kryqezimi i Bulevardit “Deshmoret e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri” (nga Ura e Madhe e Lanes) deri tek sheshi “Nene Tereza” (per koncertin permbylles ne sheshin “Nene Tereza).
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë duke falenderuar qytetarët për bashkëpunimin, kërkon mirëkuptimin e tyre, në mënyrë që të kufizojnë sa më shumë të jetë e mundur qarkullimin me automjete gjatë këtyre ditëve.