Policia e Tiranës shpall në kërkim 3 autorët e plagosjes te “Don Bosko”

anazapta

Uniformat blu të Tiranës identifikuan dhe shpallën në kërkim 3 autorët e dyshuar të plagosjes së 41-vjeçarit Luan Byberi, para 2 ditësh në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se autorët e dyshuar të ngjarjes janë shtetasit: Shpëtim Gaxha, 43 vjeç, Dëfrim Gaxha, 36 vjeç dhe Besnik Gaxha, 47 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim. Si pasojë e të shtënave shtetasi Luan Byberi ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Ushtarak Tiranë. Shtetasit që janë në kërkim, pas ngjarjes janë larguar me një automjet tip “Skoda”, me targë “AA902BY”.  Në vendngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 gëzoja dhe një predhë pistolete TT.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *