Në kuadër të planit të masave kundër kultivimit të bimëve narkotike, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të mbështetura nga 2 grupe të FNSH-së Fier, ditën e sotme kanë ushtruar kontroll në territorin e fshatrave Treblovë dhe Penkovë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga këto forca është bërë e mundur që të identifikohen 26 parcela të kultivuara me bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar, si dhe buzë lumenjve dhe përrenjve të kësaj zone.
Nga strukturat e policisë është bërë asgjësimi i bimëve të kultivuara, ku në total janë asgjësuar rreth 1.500 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Ndërkohë vijon puna për identifikimin e autorëve.
Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, u kryen të gjitha veprimet procedurale dhe materialet ju referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 I Kodit Penal.
Kontrollet e strukturave të policisë do të vijojnë, me synim monitorimin e plotë të të gjithë territorit.





Pse moreeeee. E dini cfare ka per thju bere Saliu pse rrenuat bujqesine e demokrateve?
Shihni kur te filloje nga tritoli.
Droge Tritol e protesta eshte trekendeshi revolucionar i Saliut