Policia e Vlorës e konsideron të pavërtetë deklaratën e partisë Demokratike, e cila pretendon se 800 kg drogë u vodh nga komisariati, pasi ishte në pronësi të kushërinjve të ministrit të Brendshëm, Tahiri.
Në deklaratë, policia e Vlorës thekson se furgoni së bashku me lëndën narkotike qëndron i bllokuar në cilësinë e provës materiale dhe ruhet 24 orë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës. Sipas deklaratës, materialet për këtë ngjarje i janë referuar Prokurorisë.
“Ftojmë mediat dhe cilindo përfaqësues politik të njihet me faktin në fjalë, pranë Policisë Vlorë. Policia e Shtetit është e vendosur të bëjë detyrën, për ti shërbyer qytetarëve duke luftuar informalitetin, paligjshmërinë dhe kriminalitetin. Policia e Shtetit fton çdo parti politike që përpara se të bëjë deklarata që hedhin baltë mbi punën e policisë, të verifikojë informacionet”, thekson reagimi. /Dita/

Ky eshte zanati I I tyre çpifja,,,! Dhe për ke te kanë sukses,qe nga krijimi I partisë e deri sot,për deri sa nuk ju a thyeni hundet me fakte, zor se e harrojnë kete zanat.
Pse nuk eshte bere publike kapja e ksaj droge.