Policia e Vlorës ka sekuestruar rreth 1 ton hashash. Lënda narkotike është kapur gjatë një operacioni antidrogë në Orikum. Sipas informacioneve, gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 2 mjete lundruese në të cilat u gjet droga. Nuk dihet ende nëse nga operacioni ka persona të arrestuar dhe për destinacionin e lëndës narkotike.
Pritet që policia e Vlorës të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje për operacionin. Ky është i treti operacion i policisë së Vlorës brenda një kohe të shkurtër ku kapen sasi të mëdha lëndësh narkotike.
Ah more shoke… I lumte Pushtetit te Popullit!