Policia gjobit me 3 mijë lekë “Ferrarin” e zi

Dita

Policia Rrugore e Tiranës informon se ka ndëshkuar me gjobë mjetin tip “Ferrari”, me targa të huaja, që kishte parkuar një ditë më parë në vend ndalim-qëndrimi.

“Shërbimet policore konstatuan dhe ndëshkuan mjetin sot në orët e pasdites dhe në bazë të legjislacionit mjeti u gjobit maksimalisht për parkim të gabuar, me 3 mijë lekë”

Policia Rrugore sqaron opinion, nisur nga publikimet në disa media online, se mjeti nuk u ndëshkua me gjobë një ditë më parë, pasi nuk u konstatua drejtuesi i tij dhe në kushtet kur mjeti është me targa të huaja, nuk vendoset gjobë në mungesë.

“Policia ka thirrur shërbimet e karoatrecit për të dërguar mjetin në pikën e bllokimit, por për shkak të specifikave teknike të makinës (ishte shumë e ulët) nuk u realizua zhvendosja e saj.Policia Rrugore thekson dhe garanton se pavarësisht disa komenteve në mediat online, çdo shkelje është e ndëshkueshme me forcën e ligjit. Ndaj i ftojmë mediat që të punojmë bashkë për një Shqipëri më të sigurt!”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *