Policia greke arreston 4 shqiptarë me 70 kg kanabis

Bora Basholli

Policia greke ka arrestuar 4 shqiptarë me 70 kg kanabis të papërpunuar. Ata janë të  moshave 53 vjeç, 33 vjeç, 23 vjeç dhe 24 vjeç. Shtetasit u arrestuan duke ecur në zonën pyjore pranë segmentit të autostradës Egnatia Siatista-Kristalopigi, afër kufirit greko-shqiptar.

Gjatë kontrollit policor u sekuestruan 70 kg e 786 gr kanabis i papërpunuar dhe 6 celularë. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme.

Gjatë operacionit policia greke ka identifikuar dhe kapobandën që organizoi dhe transportin, një 34 vjeçar shqiptar me precedencë penale në Greqi, person në kërkim. Droga u zbulua e paketuar në 68 thasë.

 

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *