Policia greke kthen 83-vjeçarin për shkak të origjinës çame

redaktor

Një i moshuar 83-vjeçar është kthyer nga policia greke dhe nuk është lejuar të hyjë në shtetin fqinj pasi në pasaportë ka të shënuar vendlindjen Çamëri.

83-vjeçari tregon se ka qëndruar 24 orë në një traget bashkë me të vëllanë dhe me dy roje. “U nisa nga Saranda me traget shkuam në Korfuz, tre vëllezër. Atje na morën pasaportat, i panë pasaportat. Panë pasaportën time Qemal Beqir Dine, morën edhe të vëllait 74 vjeç.

Ju s’keni të drejtë të hyni në Greqi na thanë. Na çuan në traget me dy roje, na pritën në mënyrë brutale. Na mbajtën gjithë natën në traget. Vetëm se kemi lindur në Igumenicë, Çamëri. Vetëm se pse kemi lindur në Çamëri nuk na lejuan. Na kanë mbajtur 24 orë në traget me dy roje”- tregon i moshuari.

Ai shprehet se ka ardhur në Shqipëri në moshën 11-vjeçare dhe tani në moshën 83 vjeçare donte të shihte edhe një herë vendin ku lindi dhe varret e të parëve të tij. “Unë kam vajtur edhe në Itali, në pasaportën time nuk kam asnjë pengesë. Kam ikur 11 vjeç nga Greqia dhe pas kaq shumë vitesh doja të shikoja varrezat e të parëve të mi, po nuk më lanë”- rrëfen i moshuari.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *