Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas përplasjes me armë me policinë greke në një zonë kufitare në Sarandë.
Në njoftimin e Policisë së Sarandës thuhet se ngjarja ka ndodhur në Trilofo, Kostur.
Në zonën kufitare janë pikasur dy shtetas shqiptare, 28 dhe 36 vjeç, duke prere dru në mënyrë të paligjshme. “28 vjeçari beri rezistence por u kap, ndërsa 36-vjecari u fut ne token shqiptare”, – njofton policia.
Gjatë kontrollit të kryer në zonë u gjetën një Kallashnikov, një krehër me 4 fishekë dhe 42 rrënjë kanabis të korrura rishtaz e te gjatësisë 90-170 cm dhe te kultivuara ne një parcele afër’.
