Policia greke: Shqiptari bashkëpunoi në vrasje

anazapta

Pas arrestimit të një 43-vjeçari gjeorgjian si përgjegjës për vrasjen e një biznesmeni grek 63 vjeç, policia e shtetit fqinj ka zbuluar se bashkëpunëtori tjetër në vrasje është një shqiptar, i cili ka qenë më parë i arrestuar për grabitje. Nga kqyrja e vendngjarjes, në disa rroba dhe në një motorr, në Nea Aleksandropolis të Greqisë,  policia arriti të gjente disa shenja AND-je, të cilat pas verifikimit rezultuan se i përkisnin shqiptarit, tashmë të shpallur në kërkim. Atje u gjet pistoleta dhe 10 mijë euro që gjeorgjiani i kishte fshehur, pas vrasjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *