Policia vijon bllokadën ndaj kultivuesve të marijuanës në Lazarat

anazapta

Policia ka vijuar edhe sot “bllokadën” ndaj lazaratasve. Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar 49 persona në hyrje të Lazaratit, ndërsa asnjë furgon nuk ka mbërritur për të marrë fuqinë punëtore. Të 49 personat ishin nisur më këmbë në drejtim të fshatit dhe janë ndaluar në hyrje të Lazaratit. Gjithashtu, policia konfirmon se ka prishur një pus të quajtur pusin e Kordhocës, uji i të cilit përdorej për ujitjen e bimës narkotike. Po sot janë shkatërruar dhe disa cisterna me ujë.

 

Policia i bllokon ujin “kështjellës” Lazarat

U desh një deklaratë e homologëve italianë, që policia shqiptare të “zgjohej nga gjumi” dhe të reagonte në lidhje me kultivimin e marijuanës në Lazarat. Operacioni i policisë nuk ka të bëjë me asgjësimin e bimëve, por me pengesa në largësi që fshatarët e Lazaratit të kultivojnë hashash.

Dje në mëngjes, policia e Gjirokastrës njoftoi për bllokimin e disa makinave me pleh dhe ujë, të cilat ishin destinuar për t’u vënë në shërbim të “bimës aromatike” në Lazarat. Në njoftimin e policisë thuhet se janë bllokuar 5 kamionë me pleh dhe ujë si dhe janë shoqëruar 58 shtetas që udhëtonin në drejtim të Lazaratit, praktikisht punëtorë sezonalë.

Policia thotë se prej orës 06.00 të mëngjesit të sotëm, efektivët e Komisariatit të Gjirokastrës në bashkëpunim  me efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore Gjirokastër kanë nisur aksionin për bllokimin e boteve me ujë e pleh që hyjnë në Lazarat për të kultivuar kanabis dhe për të bllokuar punëtorët që hyjnë në Lazarat.

Share This Article
3 Comments
  • c,jane keto budallalleqe te policise bllokojne njerzit qe te mos shkojne ne pune bllokojne autobotet me uje gjoja se vadisin drogen e te tjera budallalleqe si keto po per cfar eshte policia per parandalim veprimi kur droga eshte bere per tu korrur ku ishin me perpara keto police qe po bejne te fortin me viktimat pse i lejuan ti mbjellin pse nuk merret i pandehur kryetari i komunes sic keni vepruar ne zona te tjera me kryekomunaret por sic duket jeni te lidhur vete me keto cfar te komentosh kur policia thote vete se skemi cte bejme

  • NUK ESHTE BLLOKIM. E BEJME PER SY E PER FAQE TE MILETIT. TANI AI NUK DO UJE, ESHTE PERIUDHA E KORRJES SE ESHTE PJEKUR. MOS U NXITONI KUR SHKRUANI SE DILNI BLLOF. ÇDO GJE E KEMI NEN KONTROLL. DERI ME 10 SHTATOR E MAGAZINOJME DHE E SHESIM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *