Policia ka identifikuar autorin që ka qëlluar me gurë në drejtim të autobusit serb. Është një adoleshent 14-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim.
Për shkak të moshës vështirë se do të mund të merret ndonjë masë ndaj tij, por megjithatë policia pritet ta shoqërojë në komisariat.
Incidenti ndodhi mbrëmjen e shkuar në afërsi të Zogut të Zi në kryeqytet, ku autobusi që transportonte delegacionin serb të futbollit u qëllua me një gur, duke i shkaktuar thyerjen e xhamit por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Pas hetimeve për rastin. Policia ka identifikuar se autor i ngjarjes është shtetasi me iniciale, M.Q, 14-vjeç.