Policia e qytetit të Peruxhias ka arrestuar me akuzën e vrasjes shqiptaren 53 vjecare Renata K.
Sipas Policisë italiane shqiptarja eshtë autorja e vrasjes së 73 vjecares italiane ne origjinë hebreje Daniela Pacifici, e gjetur e vdekur në banesën e saj.
Vdekja e se moshuarës italiane është shkaktuar nga një rrëzim i qëllishëm në shkallët e brendshme të banesës.
Shqiptarja Renata K. jetonte prej shumë vitesh në Itali e ishte mike e ngushtë me vajzën e viktimës e cila ka ndërruar jetë pak kohë më parë nga një sëmundje e pashërueshme.
Pas vdekjes së saj Renata ka jetuar me nënën e mikes së saj duke e ndihmuar në jetën e perditshme.
Per policinë italiane nuk ka asnjë dyshim që Renata. K. është autorja e vrasjes së Daniela Pacifici dëshmuar qarte dhe nga shenjat në trup të saj.
Ende nuk dihen arsyet e kësaj vrasje e për momentin 53 vjecarja shqiptare nuk ka pranuar të flas informojnë mediat italiane.
