Plot 21 persona janë arrestuar nga policia italiane dhe ajo shqiptare në kuadër të goditjes së një rrjeti që merrej me shfrytëzimin e prostitucionit.
Dy prej të arrestuarve u prangosën në Tiranë. Operacioni i përbashkët u zhvillua njëkohësisht në të dyja vendet.
Grupi në Itali vepronte kryesisht në Milano, Monza dhe Rimini. Sipas hetimeve, bandat rekrutonte vajza të reja në Evropën Lindore duke i joshur për punë të ndershme dhe më pas i shfrytëzonin dhe i detyronin të prostituonin. /Dita/
