Policia italiane sekuestron mbi një ton marijuanë në Foggia

redaktor

Më shumë se një ton marijuanë u sekuestrua në det, pranë bregut së Pulias, nga ana e “Guardia di Financa” te Barit dhe Foxhas. Policia italiane ka arrestuar gjithashtu një shtetas shqiptar 24 vjec dhe një italian 45-vjec. Mjeti lundrues 10 metra i gjatë, u pikas 30 milje larg bregut të Barit, në kuadër të një kontrolli për trafikun ndërkombëtar të drogës. Ka qenë e pamundur për të dy skafistët, identitetet e të cilëve nuk publikohen ende, të shpëtonin nga policia, që kontrollonte hapësirën ujore edhe nga ajri. Saktësisht janë 1080 kilogramë marijuanë, që janë sekuestruar dhe që kapin një vlerë prej 10 milion eurosh, sasisa më e madhe e sekuestruar në vitet e fundit.

Share This Article
1 Comment
  • Kjo eshte shpifje,shpifje nuk ka mundesi duke ditur vigjilencen revolicionare te policis se rilindjes se jo te shtetit.Shikoni kur te mos dije Tahiri te gjej deren kur te dalin ne konferec shtypi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *